Standard.al

“Rrogozhinë-Fier, pagesë çdo 50 km rrugë”, Soko thirrje të fortë: Shqiptarët të marrin fatin në dorë

0

Në studion e emisionit “Në fokus”, në TvT, eksperti i ekonomise Pano Soko u ndal në rastin e koncesionit të rrugës Fier-Milot, i cili sipas tij ka elementë që përbëjnë shkelje.

“Procedura deri tani ka shkelje. Të gjitha këto duhet të shikohen imtësisht. Ka mundësi për t’u bërë me forcën e ligjit. Po flasim për një tender. A ka studim fizibiliteti? A ka diskutim publik për të? A janë publikuar të dhënat? Këto nuk janë bërë. Pra, është e thjeshtë të kapet procedurialisht. Hileja është se Rrogozhinë-Fier do të bëhet me lekë. Çdo 50 km do të ketë një pagesë për rrugën. Këtu duhet patjetër që shqiptarët të marrin fatin në dorë”, tha Soko.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.