Standard.al

Pse policia amerikane (nuk) është raciste. Ja se çfarë tregojnë të dhënat…

0

Me të dhënat në dorë, rezulton një tjetër e vërtetë lidhur me episode e dhunës që shikojnë të përfshirë policinë e Shteteve të Bashkuara. Problemi i pabarzisë raciale në shoqërinë amerikane ka të bëjë me varfërinë dhe kriminalitetin, jo me racizmin e përhapur dhe sistemik.

Protestat në Shtetet e Bashkuara kundër brutalitetit të policisë ndaj komuniteteve afroamerikane janë në rritje. Videoja e vrasjes së George Floyd nga ana e një polici të bardhë ka tronditur Amerikën dhe botën. Pamjet kanë shkaktuar reagimet emotive e një pjese të mirë të opinionit publik që ka reaguar duke e drejtuar gishtin kundër policisë amerikane, e perceptuaar si “sistematikisht raciste”.
Studime statistikore kombëtare kanë bërë të shfaqet megjithatë një realitet kompleks në të cilin komunitetet afroamerikane rezultojnë se kryejnë dhe vuajnë më shumë kriminaliteti sesa etnitë e tjera në Shtetet e Bashkuara.

Në radhë të parë duhet mbajtur parasysh strëvitja intensive të cilës i nënshtrohet policia amrikane që të mund të përballojë qytetarë potencialisht të armatosur. Problemi më i madh duket se është sesi të pajtohet strëvitja rigoroze e policëve amerikanë që të mund të ndalojnë krimet nga ana e qytetarëve potencialisht të armatosur me shkelje eventuale të pushtetit që mund të degjenerojnë deri në tejkalimin e limiteve të diktuara nga motive paraprake. Një e dhënë faktike që mund të ketë rezultate fatale për të dyja palët. Faktikisht, gjatë vitit 2019 në total janë vrarë 147 policë dhe 114 qytetarë jo të armatosur.

Për më tepër, sipas statistikave të dhëna nga FBI-ja, krahu operativ i Departamentit amerikan të Drejtësisë, në vitin 2019 policët e armatosur kanë vrarë 1004 persona që qenë të armatosur ose potencialisht të rrezikshëm. Nëse një numër i ngjashëm viktimash ka ndodhur vitin e kaluar, vrasjet e policis përfaqësojnë vetëm 0.1% të të gjithë afroamerikanëve të vrarë më 2019. Sipas një studimi të FBI-së në vitin 2018, rreth 90% e vrasjeve të zezakëve në Amerikë është kryer nga zezakë të tjerë. Sipas të njëjta statistikave, më shumë të bardhë amerikanë vdesin nga vrasje të afroamerikanëve sesa afroamerikanë nga vrasje të të bardhëve.

Megjithatë, sipas një databaze të “Washington Post”, policia ka vrarë 9 zezakë dhe 19 të bardhë jo të armatosur në total gjatë 2019. Është e vërtetë se, proporcionalisht me të bardhtë që janë pjesë e 60% të popullsisë totale respektivisht me 12% e popullsisë afroamerikane, zezakët përfaqësojnë numrin më të madh të vrasjeve për etni të kryera nga policia.

Por mungojnë të dhënat. Numri i afroamerikanëve viktima të policisë është proporcionalisht më i vogël se vrasjet totale e kryera nga afroamerikanët. Sipas një studimi më të vonshëm të vitit 2018 të FBI-së lidhur me këtë temë, 53% e të gjitha vrasjeve të regjistruara në vend janë kryer nga afroamerikanë, pavarësisht se përfaqësojnë vetëm 12% të popullsisë totale. Viktimat e mëdha e këtyre krimeve janë afroamerikanë të tjerë, pasi jetojnë në komunitete shpesh shumë homogjene dhe dendësisht të populluara.

Veç kësaj, nuk specifikohet etnia e policëve që kanë vrarë afroamerikanët jo të armatosur. Zezakët në Amerikë janë proporcionalisht të përfaqësuar në forcën e policisë (13%) respektivisht zezakëve në popullsinë totale (12%). Një studim i Departamentit të Policisë të Philadelphia demonstron se ka më shumë mundësi që zezakë meshkuj të paarmatosur të vriten nga policë zezakë apo hispanikë sesa nga policë të bardhë. Për më tepër, sipas një artikulli të botuar nga “The Wall Street Journal”, një polic ka mundësi 18½ herë më shumë që të vritet nga dora e një zezaku sesa e kundërta.

Një studim tjetër i vitit 2016 demonstron se pabarazia midis të bardhëve dhe zezakëve në vrasjet nga ana e policisë nuk merr në konsideratë faktin që komunitetet afroamerikane ndërveprojnë më shpesh me policinë për shkak të përqindjes më të lartë të kriminalitetit dhe komuniteteve dendësisht më të populluara. Në rast se merret në konsideratë frekuenca më e ulët e ndërveprimit në komunitetet e të bardhëve, në realitet nuk ndeshet një diskriminim racial nga ana e policisë në rrezikun e vrasjes prej saj. Studimi konkludonte se «zezakët janë më shumë të prirur sesa të bardhët që të vriten apo dëmtohen gjatë një arrestimi». Këto të dhëna janë rikonfirmuar nga një studim i mëpasëm i National Academy of Science në vitin 2019.

Ndërsa lëvizja Black Lives Matter kërkon që policia të definancohet me sloganin dhe hashtagun “Defund the Police”, reduktimi i forcës policore në këto zona do ta rrezikonte të dëmtonte shtresat e pafajshme afroamerikane dhe respektues të ligjit që janë edhe viktimat më të mëdha e kriminalitetit brenda komuniteteve të tyre.

Veç kësaj, Shtetet e Bashkuara kanë përqindjen më të lartë të të dënuarve në botë, me një sistem me pagesë që u mundëson të burgosurve për krime më të lehta – midis atyre që mund t’ia lejojnë vetes – që ta paguajnë lirimin e tyre. Kjo bën që shtresat më të varfëra, domethënë shpesh afroamerikane, të mbesin më gjatë në burg sesa krahasuar me tjerat.

Konkluzioni i gjithë këtyre studimeve është se problemi i pabarazisë raciale në shoqërinë amerikane ka të bëjë me varfërinë dhe kriminalitetin, jo racizmin e përhapur dhe sistemik.

Rasti i George Floyd që ka trazuar opinionin publik amerikan, ashtu si në raste të tjera të ngjashme, do t’i nënshtrohen një procesi të rregullt dhe do të klasifikohen si episode racizmi individual. Në fakt rrënja e problemit që i bën komunitetet afroamerikane të mbesin në një gjendje varfërie dhe të kryejnë më shumë krime mbetet e pazgjidhur. Ku kush e paguajnë më shumë janë vetë afroamerikanët dhe qytetarët e tjerë të pafajshëm që respektojnë ligjin.
(nga Formiche)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.