Standard.al

“Mëlçitë e qengjit në qafë të ujkut!”/ Ish kryeministri akuza të forta: Mafiozi Sadri Abazi kap kreun e Prokurimeve Publike

0

Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzoi sot se “mafiozi Sadri Abazi kapi kreun e Prokurimeve Publike të narkoshtetit! Menaxheri i tij emërohet nga Edvin Hajduti në krye të Komisionit të Prokurimeve, – ka nënëvizuar ai dhe me ironi ka shtuar:- Mëlçitë e qengjit në qafë të ujkut! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.”

Doktor, vërtetohet edhe njëherë kapja që Sadriu i Ramës i ka bërë dhe po i bën KPP, duke emëruar në krye të KPP, Jonaid Myzyrin, menaxherin e Sadri Abazit nëpërmjet ndihmës së Taulant Ballës, që i kthen qokën e shpërblimeve në tenderat e radhës.

Është ky menaxher i Sadri Abazit, që ka denoncuar dhe znj.Grida Duma para disa vitesh kur e emëruan si inspektor për të kontrolluar ndrikullën Evis Shurdha, e cila u pushua për mosbindje për ëerkesat e pafundme të qokave të Ballës dhe tani duke e emëruar në krye të KPP.

Fituesi është shpallur, Doktor, ndonëse gara vazhdon.

Ta gëzojë kryetari i KPP, Jonaid Myzyri.

Për ta vertetuar t’i futet SPAK të transkriptojë komunikimet e T. Ballës me kry e ri të KPP.

Me këtë emërim e me garë fiktive, nuk ngelet më asnjë tender pa menaxhuar. Me respekt.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.