Standard.al

Malaj: “Qeveria Kap Çfarë të Kapësh” u demaskua nga “Venecia”. Mbyllja e dyerve të BE, dështimi i Ramës

0

Ish-deputetja e LSI Nora Malaj flet në një intervistë për “standard” mbi zhvillimet e fundit politiko-sociale në vend. Ajo komenton opinionin e fundit të Komisionit të Venecias për cështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, rezolutën e Parlamentit Evropian, situatën e oandemisë dhe pasojat e saj dhe siguyrisht testin e maturës shtetërore.

Cili është vleresimi juaj mbi opinionet përfundimtare të Komisionit te Venecias mbi çështjen që krijoi një përplasje të fortë institucionale në vend, sic ishte ajo për emërimet në Gjykatën Kushtetuese? Me largimin e Dvoranit dhe shenjat e para për rinisjen e punës sipas këtyre rekomandimeve, mendoni se reforma në drejtësi po rivendoset në shina kushtetuese?

Situata që sot po kalon Shqipëria , si në jetën e përditshme dhe në fushën politikë është në pikun e saj më të lartë. Jemi i vetmi, po realisht i vetmi vend në botë, që ende nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe shinat e gjyqësorit janë të brishta e të pakonsoliduara. Tashmë, në gjykimin tim, po edhe duke iu referuar Raportit përfundimtar të Komisioni të Venecias, ku kjo e fundit i vuri vulën faktit që Presidenti i Shqipërisë dhe institicioni që ai drejton, tregoi se jo vetëm kishte të drejtë në të gjithë ecurinë e veprimtarisë së ndjekur, po askush nuk mund të ndryshojë Kushtetutën e vendit dhe si garantues i mbrojtes së saj, gjithësekush duhet të bëjë detyrën e tij për të mos qenë peng i marrjes së institucionit më të rëndësishëm të gjyqësorit, siç është Gjykata Kushtetuese. Kjo tregoi se vendimet e Presidentit ishin të drejta dhe të pakontesueshme.

Që të ndërtohet shtetit i së drejtës, duhet gjithkush të mobilizohet për të realizuar detyrat e përcaktuara, që burojnë nga zbatimi i Kushtetutës dhe është detyrë e tyre qē te gjejnë gjuhën e përbashkët për ta çuar deri në fund procesin e reformës së drejtësisë. Askush nuk ka të drejtë të ngadalësojë apo monopolizoi mekanizmat shumë të rëndesishëm të realizimit të reformës në drejtësi , për të konsoliduar të gjithë atë, e cila tashmë duhet të rrugëtoi për të ndërtuar, mbrojtur e konsoliduar shtetin e së drejtës në mbrojtje dhe zbatim të Kushtetutës shqiptare, si i vetmi dokument bazë, prej nga rrjedh edhe zbatimi dhe ndërtimi i institucioneve të drejtësisë. Tashmë nuk ka kohë për të pritur dhe shpresuar , por për t’u angazhuar , dialoguar dhe vepruar për të zbatuar të plotë ketë reformë .

Tashmë është e domosdoshme që rekomandimet e Venecias të zbatohen pa humbur kohë nga KED, në mënyrë që të kemi më në fund një Gjykatë Kushtetuese funksionale e cila gjykon në mënyrë të pavarur mbi kushtetuetshmërinë e akteve. Sot ,secili duhet të kryejë detyrën e tij , pasi askush nuk mund t’i mohojë qytetarëve shqiptarë , të ushtrojnë të drejtat e tyre , për të patur institucione të cilat mbrojnë demokracinë dhe konsolidojnë liritë dhe të drejtat e njeriut.

I gjithë muaji Qershor shënoi shifra rekord të të prekurve dhe viktimave me Covid-19. Nga ana e saj, Qeveria ja faturon këtë situatë qytetarëve të cilët sipas saj nuk po reëspektojnë rregullat e pandemisë. Ju si e gjykoni këtë situatë? Po lidhur me vendimin e BE e cila hapi kufijtë me 14 vende, mes tyre Mali iu Zi edhe Serbia, por që la jahstë Shqipërinë, si e komentoni?

E kam thënë shumë herët , teksa ia referuar edhe studimeve të mia, nxjerrë në një libër për psikologjinë sociale, që titullohet “Të kesh Frikë është mirë apo keq?”, që qeveria jonë pa strategji, pa konsultime me specialistë të mirëfilltë si në fushën e mjekësise dhe atë të ekonomisë, pa plan strategjikë për daljen nga kriza , duke u udhëhequr nga padije dhe si kryefjalë “Frikën”, arriti të realizonte masat ekstreme të vetizolimit dhe karantinimit të plotë të vendit, duke krijuar pasoja të cilat në ketë moment po i vuajme të gjithë.

E para, pasiguria në shërbimin shëndetësor e nxorri këtë të fundit zbuluar e për fatin tonë të trishtë i ktheu qendrat spitalore në vatra epidemike.

E dyta teksa ushtroi presion dhe terror nga frika në paaftësinë e shtetit për të menaxhuar situatën , krijoi traumë në sektorin ekonomik, ku sot shfaqemi në një krizë te madhe dhe faliment financiar, thuajse të gjithë sektorët , po veçanërisht , në atë të turizmit , bujqesisë, transportit.

Në fillim të koronavirusit ishte Edi Rama që i kyçi shqiptarët si në kampet e përqëndrimit, duke përdorur edhe autoblindat nëpër rrugët e Tiranës dhe Durrësit, tamam si një dëshirë e brendshme e Ramës për ta sunduar Shqipërinë. Prapë tani është qeveria që po e mbyll Shqipërinë, duke mos e lejuar të dalë nga kufinjtë e saj. Aq sa ka arritur puna sa edhe Mali i Zi nuk na lejon të hyjmë në territorin e saj.
Gishti nuk tregohet mbi popullin, sa herë që qeveria dështon, por e vërteta tashmë duket si një fakt i pamohueshëm i dështimit total i qeverisë së Rilindjes! Justifikimi politik i Edi Ramës për mbylljen e dyerve nga BE-ja mund të përdoret për konsum mediatik , po është thjeshte justifikim për t’i bishtnuar të vërtetës. Sado të shajmë sërish BE-në nuk mund të fshehim faktin se kabineti “Rama” e nisi mirë menaxhimin e pandemisë, por kur përdori tanket dhe u konfuzua nga frika, në fundin e saj po rezulton një dështim pasi fondet që ka vënë qeveria për shendetësinë janë minimale. Qeveria, ashtu siç e ka dhe stil jetese, u kujdes më shumë për “make up”, propagandë me tanke në rrugë apo luftë me opozitën dhe jo për të marrë masa konkrete kundër koronavirusit. E tashmë kjo gjellë e gatuar në guzhinën e frikës dhe paaftësisë së qeverisë “make up”- iste “Rama 2” , tregoi se sa rëndë jemi në qeverisjen e vendit.

Parlamenti Evropian kreu një votim të paprecedentë ku u zyrtarizua rezoluta me 15 kushtet ndaj Shqipërisë, për nisjen e negociatave me BE. Nga ana tjetër në Komisionin e Punëve të Jashtme në PE, , eurodeputetët ngritën një sërë shqetësimesh për Shqipërinë, duke nisur nga mos ndëshkimi i krimit zgjedhor me rastet në Shijak e Dibër e deri te problemet me ligjet për median. Marrë shkas edhe nga qëndrimet e Budestagut, si e komentoni sjellje ndërkombëtare mbi qeverinë?
Sipas një thënie popullore shpeshherë kur të vërtetat dalin sheshit dhe shpagimi nuk vonon e populli ynë e thotë me shprehjen: “ Zullumi tuj u trashë e litari tuj u t’hollë” ( Kur zullumi trashet , litari hollahet, aq sa në fund këputet) . Shqipëria ka tashmë mbi supe, jo pak po 15 kushte , të cilat duhet të realizohen sa më parë dhe që kanë të bëjnë me çështje thelbësore të funksionimit të demokracisë në vend dhe të shtetit të së drejtës. Implementimi i zgjedhjeve, ligjshmëria apo jo e votimeve të 30 qershorit, ndëshkimi i krimit zgjedhor, janë një sërë çështjesh që mbajnë sot pezull të ardhmen e vendit. Sado që qeveria e Rilindjes, mundohet të ndërtojë dialogun midis saj dhe qytetarëve mbi “Fake News” , e vërteta është larg propagandës së shëmtuar dhe neveritëse të taborës së ”eunukëve “ të qeverisë, të cilët nën moton : “Gënje , gënje se diçka do të mbetet”, mundohen të ndërtojnë një realitet të gënjeshtër.

Vendimi i fundit i Parlamentit Evropian për të vendosur 15 kushte para konferencës së parë, është një tregues i qartë i humbjes së durimit nga BE për shpërfilljen që i bën qeveria shqiptare prioriteteve kyçe dhe vlerave thelbësore të Bashkimit Evropian. Askush nuk mund të pranojë që qeveria e dalë nga zgjedhjet e lira dhe te ndershme, duhet të jetë qeveria e dalë nga vota e lirë, jo nga votat e vjedhura dhe nga zgjedhje te përçunduara.

Maturantët hasën këtë vit në disa problematika me provimet, ndërsa më i debatuari ishte testi i gjuhë-letërsisë. Si eksperte e fushës, si e komentoni këtë çështje dhe qëndrimin e ministres dhe Komitetit të Maturës Shteterore? Në të njejtën kohë, ku po gabon sipas jush qeveria me strategjinë e saj për sistemin arsimor?

Si një nga fushat që më dhemb më shumë, konstoj me dhimbje, që në këtë fushë qeveria e Rilindjes merr çmimin “Nobel” për dështimin total në sistemin e arsimit. Asnjëherë, në asnjë çast, në asnjë moment, nuk e ka parë Arsimin si prioritet Kombëtarë, po në mënyrë të vazhdueshme , ka c’ bërë dhe ato standarte që sistemi i kishte. Ndonëse në dokumenta strategjikë, që hartuam së bashku, miratuam që e ardhura e GDP së arsimit do ta kishim ne 2020 4 .5 për qind, sot e kemi më të ultën ne rajon, 2.8 për qind.

Edhe gjërat e shkruara dhe hartuara vet, qeveria nuk i realizon. Situata e pandemisë i bëri radiografinë e vërtetë sistemi të arsimit dhe e fundit ishte Matura Shtetërore, që megjithese u realizua në kushte të jashtëzakonshme, jo ligjore , tregoi që nuk pati asnjë standart, fatkeqësisht dhe rezultoi e dështuar, me mekanizma monitorues të standarit e cilësisë dhe me një vlerësim filktiv, që këtë së fundmi do ta tregoj edhe raporti përfundimtar , që hartohet në fund të çdo mature. Ndjej keqardhje dhe dhimbje kur titullarja e ministrisë mundohej që ca të vërtetave t’i bishnonte duke thënë ca të pavërteta dhe duke u mbrojtur pas ketyre psudoakuzave. Sot për fatin tonë te dhimbshëm te te gjithëve, arsimi nuk është me nje e mirë kombëtare e publike, po një arenë e dhimbshme, ku e padijshmja shitet si dije, ku gabimi shitet si bekim dhe ku mushkritë e arsimit, janë kontaminuar nga virusi e duhen intubuar.

VKM në shkelje të ligjit, punësime klientiste, përjashtim i studenteve me të mirë nga Fondi i Ekselencës me standartet që vendos dhe shume problematika që nga sistemi on-line që rezultoi i dështuar , te Matura Shtetërore si më e diskutuara ndër vite dhe deri te data e fundit e zgjedhjeve në Universiteti , që përjashtojnë prezencën dhe të drejtën e studentëve që të zgjidhen, tregon se sot sistemi arsimor që kemi ka humbur besimin te qytetarët dhe tregon sesa e paaftë dhe e pasinqertë është qeveria shqiptare dhe me strategjitë që i harton vetë, i shkruan në letër dhe në fund nuk i zbaton!

Nuk ka akt më të rëndë se të fyesh e gënjesh qytetarët e tu, duke ju treguar tjetër realitet në letër dhe tjetër në realitetin ku jetojmë. Kjo qeveria pa frikë mund të quhet sipas emrit që vet KM e pagëzoi , “Qeveria Kap Çfarë të Kapësh”! Edukimi është lëvizje nga errësira në dritë. Ajo që unë sot mendoj për situatën se ku ndodhet arsimi është se është vështirë të dështohet, por më e keqja nga të gjitha është të mos jesh përpjekur kurrë për të patur sukses!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.