Lubonja: Koalicionet parazgjedhore ia vështirësojnë fitoren Ramës, do gjejë mënyrën për t’i pamundësuar

0
166

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ të News24 ka thënë se problemi kryesor i Ramës tashmë janë koalicionet parazgjedhore, që nëse lejohen ia vështirësojnë shumë fitoren.

Sipas Lubonjës, Rama do të mundohet të gjejë mënyrën për t’i pamundësuar kurse për sistemin zgjedhor analisti tha se ka shumë paqartësi dhe ndryshimi i tij në lista të hapura nuk garanton plotësisht zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Më tej ai sqaron se Rama lufton për interesat e tij dhe këtë do bëjë duke pamundësuar koalicionet parazgjedhore, që është një nga dy kërkesat kryesore të opozitës parlamentare.

”Ka një lloj, paqartësia, që fsheh një lojë, në kuptimin se të gjitha pjesët, partitë, nëse i quaj pjesë, kërkojnë të luajnë për interesat e tyre, por duke ja hedhur tjetrit. Është lojë e pambaruar. Filloi me marrëveshjen, ambasada amerikane, u duk sikur Pd dhe PS do vendosnin. Thelbi i atyre që mund të bëjë Rama, duke e konsideruar si politikan që luftën për interesat e tija, është që të pamundësojë, të gjejë një mënyrë të pamundësojë koalicionet. Duket sikur ia vështirëson fitoren. Dhe për këtë loja 3-she, se është opozita parlamentare dhe jo parlamentare, për shkak të disa propozimeve që bëhen, ndoshta mund të futet kjo e koalicioneve. Për të tjerat, nuk di çfarë të them, po përqëndrohet  e gjitha tek sistemi zgjedhor. Mbetet problematike. Nuk është vetëm sistemi që garanton zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Politika është përqëndruar kështu. Opozita nuk po i mshon shumë kërkesave të tjera. Duket sikur ka krijuar një vetbesim se do bjerë dardha vetë nga pema. Ndoshta kapen tek sistemi. Nuk mund të them diçka të qartë.”- tha Lubonja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here