Korridori i Vjedhjes së madhe!

0
123
Nga Sali Berisha
Ai nuk është as Adriatik dhe as Jonian, por i megavjedhjes më të madhe të shqiptarëve.

Ky Korridor nuk është as blu as jeshil, po korridori i plaçkitjes me kamionë të qindra milionë euro të shqiptareve.

Ai është akti i fundit i një bande hajnash me në krye Edvin Hajdutin, të pashembullt në botë.

Fatura që do të paguajnë qytetaret këtë herë është 1.2 miliardë euro për një rrugë e tëra në terren fushor në të cilën vetëm 53 kilometra janë në gjurmë të re, ndërsa 62 të tjerat kalojnë në rrugë ekzistuese pra thjesht prerje barërash. Nga këto 62 km, 28 është bypass-i i Fierit i sapopërfundar

Rruga e Kombit me 114 km gjurmë të re në terrenin malor më të vështirë të Europës me 11,5 km tunel dhe rreth 8 km ura dhe vepra arti kushtoi rreth 1,2 miliardë euro.

Pra 53 km rrugë fushore do të kushtojnë për km mbi dyfishin e Rrugës së Kombit. Ato do të kushtojnë mbi 20 milionë euro për km.

Edvin Hajduti nuk i kërkon para BE-së për ndërtimin e Korridorit të vjedhjes së Madhe vetëm e vetëm se me paratë e BE-s ai nuk mundet të mbushe baulet me euro.

Kështu Bypass-i i Fierit 28 km gjurmë e re që po ndërtohet me kredi të bankave europiane u kontraktua me një vlerë 1,2 milionë euro për km që është dhe standardi i BE.

Një vit më parë në Poznan të Polonisë u prezantua ndër të tjera dhe projekti i financuar nga BE që do te lidhë Mesdheun dhe Adriatikun plus Jonin me një autostradë. Sipas këtij projekti të madh segmenti që lidh Kroacinë me Bosnjën prej 333 km do të kushtojë 430 mln euro.

Kostoja e 1 km rrugë sipas standardeve të BE është 1.29 mln euro, një shifër 17 herë më e ulët se sa kostoja e PPP-së për rrugën Milot-Fier. Kjo është vjedhja më e madhe në një vepër publike në Europë dhe botë e Edvin Hajdutit dhe bandës së tij.

Ftoj shqiptarët të bllokojnë me të gjitha mjetet e mosbindjes civile këtë megavjedhje të pashembullt në historinë e veprave publike në botë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here