Standard.al

Koalicionet zgjedhore/ Ish-deputetja e LSI: Rama në përpëlitjet e fundit përballë këtij fronti opozitar

0

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka në një intervistë për Report TV teksa sqaron si funksionojne koalicionet parazgjedhore, shprehet se ka edhe parti që nuk e duan njëra-tjetrën, por që janë të detyruara të bashkëpunojnë për të rrëzuar qeverinë.

“Unë mendoj që aty ka forca politike që mund të mos e duan njëra-tjetrën por e shohim si të keqe të domosdoshme. Në sensin që më duhet se ka një të keqe më të madhe, të cilën duhet ta mposhtim. Unë mund t’ju them një gjë: Dy komshi nuk flisnin me njëri tjetrin për shumë vite dhe kur një i huaj erdhi dhe cënoi fizikisht njërin prej komshinjve tjetri iu hodh në mbrojte sepse ishte një i huaj dhe ishte e keqja më e madhe sesa ai që kishte në krah. Unë nuk mendoj se as po mbron Basha Kryemadhin dhe as Kryemadhi Bashën. Në përfaqësojmë grupime të tëra shqiptarësh që janë bërë bashkë. Nuk besoj se ju keni parë në protesta tona njerëz që kanë goditur njëri tjetrin pse njëri është me PDIU, LSI apo me parti të tjera të frontit opozitar. Ky është një front kaq i gjerë opozitar saqë Rama mund t’i vërë çfarë të dojë, por ka përpëlitjet e fundit përballë këtij fronti”, u shpreh Silva Caka.

E pyetur nëse do të ketë ndarje mes PD dhe LSI nëse Rama largohet nga qeveria, ish-deputetja u përgjigj: “Jo nuk besoj, për aq kohë sa u pajtuan njëherë nuk ka pse”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.