Kërkojnë diplomat, studentët e Ekonomikut protestë te Dekanati…

0
98

Studentët e Ekonomikut kanë njoftuar një protestë ditën e sotme në orën 09:30 për pajisjen me diplomën e ciklit master.

Janë rreth 315 studentë që kanë mbetur peng të një mosmarrëveshje mes Rektoratit dhe Dekanatit të Fakultetit të Ekonomikut.

“Studentët do të kërkojnë nga Dekani të dorëzojë emrat e tyre sipas procedurës, fillimisht te Rektorati dhe pastaj të vazhdojë procedura në QSHA” shkruan Ora.

Studentët e Fakultetit Ekonomik kanë dorëzuar më herët në rektoratin e Universitetit të Tiranës një peticion ku kërkojnë të pajisen më diplomat e studimeve master.

Rektorati i Universiteti të Tiranës ka reaguar në lidhje më këtë çështje dukë deklaruar se procesi i dorëzimit të emrave ka qenë i paligjshëm ndaj edhe i ka kthyer diplomat përsëri në fakultet pas 6 muajsh pritje.

Aktualisht çështja e diplomave të Fakultetit Ekonomik është në gjykatë, pasi rektorati pretendon se Fakulteti dhe QSHA kanë shkelur ligjin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here