Standard.al

Kapen 20 emigrantë në Korçë, tentuan të iknin drejt vendeve të BE

0

Policia e Korçës vijon operacionin policor të koduar “Perimetri” duke arrestuar tre të rinj që po transportonin 20 emigrantë me një kamper.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Komisariatet e Policisë Korçë, Devoll, Maliq, Pogradec, Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Korçë dhe FNSH, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Si rezulat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

K. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë.
R. R., 29 vjeç, banues në Sauk, Tiranë.
K. B., 27 vjeç, banues në Sauk, Tiranë.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nga fshati Eçmenik-Devoll, në drejtim të Tiranës, 20 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 500 euro iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Transportimi i shtetasve të huaj kryhej, me mjetin tip “Roulotte”, me drejtues shtetasin K. Sh., ndërsa dy shtetasit e tjerë R. R., dhe K. B.,udhëtonin me mjetin tip “Volkswagen Golf”, të cilët në afërsi të fshatit Gështenjas, gjatë ndjekjes së tyre nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por u kapën dhe u ndaluan.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.