Standard.al

Hapja e Partisë Demokratike, Paloka: Ruli nuk është larguar asnjëherë nga PD edhe pse nuk ka dalë në televizor

0

Partia Demokratike prej disa ditësh po zhvillon takime me qytetarët duke nisur fushatën e saj, duke afruar keshtu edhe persona që ishin larguar më herët, ku si shembull është Genc Ruli.

Për të folur për këtë hapje është i ftuar në Open në Top Channel nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka. Paloka tha Partia Demokratike ka qenë gjithmonë e hapur.

“Genc Ruli nuk është afruar. Ai është pjesë e PD-së. Ruli ka qenë në PD gjithmonë, edhe pse nuk ka dalë në televizor”- tha Paloka.

Po Jozefina Topalli?- e pyeti Eni Vasili.

‘Jozefina Topalli është pjesë e Këshillit Kombëtar të PD-së me urdhër të Bashës. Ka zëra kundërshtarë që kanë thënë se për tu afruar ata duhet të ikë Lul Basha. Kjo është e vështirë të ndodhi’- tha Paloka.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.