‘Eksodi’/ Këlliçi publikon shifrat: Në këto shtatë vjet, 70 % e azilkërkuesve shqiptarë nën 35 vjeç

0
81

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi, shprehet ne nje psotim ne Facebook se eksodi i dytë i shqiptarëve, gjatë viteve 2013-2020, tregon se 70% e azilkërkuesve shqiptarë janë nën moshën 35-vjeç.

Duke publikuar edhe grafikun e të dhënave zyrtare, kreu i të rinjve demokratë  shton se, shifrat e azilkërkuesve shqiptarë nuk kanë të krahasuar me ato të rajonit.

Postimi i plote:

Ndryshe nga eksodi i parë i largimeve masive të shqiptarëve (1991), në eksodin e dytë (2013-2020) 70% e azilkërkuesve shqiptarë janë nën moshën 35 vjeç. 

Pavarësisht se të rinjtë duan të largohen një orë e më parë nga Shqipëria, qeveria e dështuar nuk ka asnjë plan nxitës dhe asnjë nismë për krijimin e lehtësirave në ekonomi dhe biznes.

Në raportin e fundit të publikuar nga Instituti i Politikave Europiane në Kosovë, Shqipëria mban vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për numrin e azilkërkuesve në shtetet e BE. Shifrat e frikshme të vendit tonë nuk krahasohen dot me vendet e rajonit të mbledhura së bashku, ndërkohë Edi Rama vazhdon t’ia faturojë këtë fenomen liberalizimit të vizave dhe të mos mbajë asnjë përgjegjësi.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here