Standard.al

E tmerrshme! Qeni xheloz sulmon binjaket e porsalindura, ndërrojnë jetë nga plagët…

0

Motrat binjake të porsalindura nga Brazili janë kafshuar dhe vrarë nga qeni i familjes, pasi nëna u largua për pak kohë nga dhoma, për të biseduar me një komshie.

Nëna Elaine Novais, 29 vjeç, nxitoi në ndihmë të vajzave të saj Anne dhe Analú 26-ditëshe pasi dëgjoi klithmat e tyre nga dhoma e gjumit të saj, por ishte shumë vonë për t’i shpëtuar.

Zonja Novais, e cila kishte luftuar të ngelej shtatzënë për nëntë vite rresht, e tërhoqi qenin nga binjaket dhunshëm, por ai tashmë kishte shkaktuar dëme fatale në barkun e tyre.

Një infermiere që jetonte aty pranë kreu ndihmën e parë për binjakët, njëra që vdiq menjëherë nga dëmtimet e marra dhe tjetra vdiq më vonë në Spitalin Komunal Maria Pedreira Barbosa pasi kaloi në arrest kardiak.

Mendohet se qeni u bë xheloz pasi nuk ka marrë vëmendjen e duhur nga pronarët pas lindjes së foshnjave.

Zonja Novais nga shoku që pësoi, përfundoi në spital.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.