Standard.al

BE përjashton Shqipërinë nga lëvizja, Muç Nano: Dështim i Rammës dhe diplomacisë shqiptare, edhe Soreca ka faj

0

Analisti Muç Nano i ftuar përmes një lidhje me Skype në studion e lajmeve në televizionin TVT,

e konsideroi vendimin e Bashkimit Europian për të mos përfshirë Shqipërinë në listën e 15 vendeve që do lejohen të udhëtojnë drejt BE-së një dështim të kryeministrit Edi Rama, qeverisë shqiptare dhe mbi të gjitha një dështim të diplomacisë shqiptare.

Ai u shpreh se shumë vende e kanë fituar të drejtën për të udhëtuar në BE dhe sipas tij, këto vende, e kanë fituar këtë të drejtë për shkak të një fushate agresive diplomatike dhe si rezultat i një PR-i të madh ndërkombëtar.

“Shqipëria, së bashku me disa vende të tjera nuk ka qenë e aftë dhe nuk e ka pasur këtë aftësi për të ndezur mirë makinën diplomatike për t’i mbushur mendjen Brukselit dhe të gjithë eurokratëve. Është absolutisht një dështim i kësaj qeverie”, tha Nano.

Analisti foli edhe në lidhje me mosshpjegimin e Sorecës për sa i përket këtij bllokimi nga BE, pasi ky i fundit ka marrë rol publik për shumë çështje të një rëndësie edhe më të vogël se lëvizja e lirë. Sipas tij, Soreca nuk duhet vetëm të japë shpjegime, por duhet të flasë në lidhje me arsyet e marrjes së këtij vendimi.

Nano mendon se ky vendim i Brukselit nuk është marrë pa miratimin e Sorecës, pasi ata e kanë të detyrueshme që të komunikojnë në radhë të parë me përfaqësuesin e tyre në Tiranë. “Jam i sigurtë se ata janë konsultuar me Sorecën dhe ideja e tij ka qenë që Shqipërisë mos t’i jepet e drejta për të udhëtuar në këtë moment në BE. Ai është fajtor dhe ne duhet ta tregojmë me gisht atë. Në këtë kuptim ai nuk ka se çfarë shpjegimi të japë, vetëm nëse del dhe thotë se unë isha për këtë ide për hir të katër, pesë arsyeve”, deklaroi ai.

Në lidhje se mos ky bllokim nga BE ka ardhur për pasojë të qëndrimit të kryeministrit Rama në lidhje me aktakuzën e ngritur kundrejt Hashim Thaçit, Nano tha se nuk mund të gjejë lidhje mes këtyre dy ngjarjeve, pasi ato janë dy ngjarje të veçanta.

“Jo nuk më ka shkuar mendja këtu. Nuk besoj se do kishte një lidhje, nëse do ekzistonte një lidhje e tillë atëherë do mendoja se ka një klimë albanofobie nëpër Europë, megjithatë tek-tuk, edhe mund të ketë dhe kjo është manifestuar më shumë se njëherë”, u shpreh analisti.

Nano, mendon se mes këtyre dy ngjarjeve nuk ekziston ndonjë lidhje, nëse do të kishte, sipas tij, e gjithë ajo se çfarë tha më lart do të binte poshtë, pasi e gjithë përpjekja për të fajësuar Ramën për vendimin që u mor në Bruksel për shqiptarët, do të ishte një alibi që vetë Rama do ta kërkonte, por nuk është kështu.

“Rasti Kosovës është një rast tjetër dhe s’ka të bëjë vetëm me një moment historik, pasi ai është i përgatitur. Ka kohë që flitet për Thaçin që thonë se do shkojë në gjyq dhe të ballafaqohet me prokurorët special”, tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.