Arrestohet kosovari në Durrës, tentoi të kalonte kufirin me dokumente false

0
111

Tentoi të kalonte kufirin me dokumente false, arrestohet një 20-vjeçar në Durrës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet K. K., 20 vjeç, nga Kosova, gjatë kontrollit në PKK Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin: Xh. Sh., 54 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here