Standard.al

“Sukses i ri i Dvoran Reformës”, Berisha: Miku i bandës së Habilajve, i paracaktuar si kryetar i BKH

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar faktin se në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit eshte paracaktuar Ervin Hodo. Berisha thotë se ai është mik i bandës së Habilajve.

POSTIMI I BERISHES

Miku i bandës së Habilajve i paracaktuar si kryetar i BKH! Sukses i ri i Dvoran Reformës…

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

I nderuar Dr.Berisha, po ju dërgoj një info shumë të rëndë. Këtë javë mbyllet procesi i emërimit të kreut të BKH dhe kanë caktuar si drejtues Ervin Hodon, i cili është akuzuar nga dy oficerë policie në azil si Dritan Zagani dhe Antonio Nazeraj si i përfshirë në favorizim të bandës së Habilajve. Kur ishte Tahiri ministër, Hodo ka qenë drejtor i policisë së Fierit që Zagani i çonte emaile e informacione për Habilajt. Po dihet si shkoi çështja e tij. Turp, turp çfarë po ndodh në këtë vend.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.