Standard.al

Skandali: Mbi 50 eurodeputetëve u vidhen zyrat në Parlamentin Evropian gjatë karantinës

0

Të paktën 50 eurodeputetë u janë vjedhur kompjuterat, tabletët dhe sende të tjera nga zyrat e tyre në Parlamentin Evropian gjatë mbylljes nga koronavirusi.

Vjedhjeve duket se ka ndodhur kryesisht ndërsa ndërtesa ishte praktikisht e zbrazët, me hajdutë që kanë kontrolluar dokumente dhe kanë kontrolluar dollapë në zyrat e eurodeputetëve për të marrë sende të vlefshme.

Deputeti gjerman Nico Semsrott, i cili kishte dy laptopë të vjedhur, tha se është i zhgënjyer nga mungesa e përgjigjes nga Drejtoria e Përgjithshme e Parlamentit Evropian për Sigurinë, e njohur si DG SAFE.

“Ky është një skandal i madh dhe nuk e di pse të gjithë po e mbyllin gojën,” – i tha ai POLITICO-s.

“Ne jemi shumë të sigurt se hajdutët kaluan nëpër të gjitha gjërat tona, pasi dukeshin mjaft të çrregullta”  – tha Semsrott, duke shtuar se ai kishte marrë raporte nga 40 deri në 100 eurodeputetë që zyrat e tyre ishin vjedhur.

Semsrott paralajmëroi kolegët në lidhje me vjedhjet në një e-mail grupi të hënën (29 qershor) dhe postoi një video në YouTube duke treguar sesi hajdutët hapnin sirtarin e tavolinës para se të përdornin një çelës brenda për të hapur një dollap që përmbante kompjuterët.

Ai tha se DG SAFE nuk i kishte paralajmëruar eurodeputetët për vjedhjet.

Në mars, Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli prezantoi masa të rrepta për të ndaluar hyrjen e vizitorëve të jashtëm dhe inkurajoi eurodeputetët dhe stafin që të punojnë nga vendet e tyre të lindjes apo shtëpitë si një masë paraprake kundër përhapjes së virusit. Parlamenti mbeti kryesisht bosh deri në maj.

Një zëdhënës i Parlamentit tha se asambleja ishte informuar në lidhje me vjedhjet në prill dhe “kishte rritur numrin e agjentëve të sigurimit që patrullojnë zyrat,” ndërsa “agjentët e tjerë kontrollonin hyrjet në ndërtesë.”

Ai shtoi se DG SAFE po heton vjedhjet dhe është në kontakt me autoritetet belge. Zëdhënësi tha se numri i eurodeputetëve të vjedhur nuk ishte konfirmuar, por zyrtarë të tjerë thanë se numri ishte rreth 50.

Dita Cháranzova, një eurodeputete Çeke nga Grupi i Evropës së Rinovuar dhe një zv. kryetar për sigurinë, tha që i kishte kërkuar DG SAFE një raport mbi vjedhjet dhe do të ngrinte këtë çështje në mbledhjen e ardhshme të byrosë, e cila mbikëqyr çështje administrative.

“Për momentin, nuk është e qartë nëse është e izoluar apo, nëse ka, raste më të përhapura,” – tha Cháranzova.

“Por karantina ka rritur shanset për akte të tilla pasi shumë pak njerëz ishin në ndërtesa gjatë krizës. Unë vetëm mund t’i inkurajoj anëtarët dhe stafin të raportojnë incidente të dyshuara.”

Massimo Casanova, një deputet nga Lidhja e Italisë, shkroi në faqen e tij në Facebook se ai kishte paraqitur një ankesë në Parlament pasi disa njerëz të panjohur që hynë në zyrën e tij dhe kanë kontrullaur dollapët e tij në kërkim të diçkaje.

Casanova tha se asnjë send nuk mungon, por ai do të hetonte nëse ishin marrë apo jo dokumente.

Sipas raportit të miratuar së fundmi nga Parlamenti, i cili shqyrton zbatimin e buxhetit të BE-së për vitin 2018, DG SAFE kishte 756 anëtarë të stafit dhe menaxhoi 1.5 përqind të buxhetit të përgjithshëm të Parlamentit për vitin 2018.

Sipas buxhetit vjetor të BE-së për Parlamentin, buxheti i vlerësuar për sigurinë dhe mbikëqyrjen e ndërtesave arrin më shumë se 23 milion € në vitin 2020./Politico.eu

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.