Standard.al

Shtohen martesat e të miturve, Armitage: Shqipëria të përmirësojë kuadrin ligjor

0

Drejtoresha Rajonale e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore ,Alanna Armitage, thotë se nga një studim i fundit në Shqipëri vihet re shtimi i numrit të vajzave që martohen nën 18 vjeç.

Ajo theksoi se “martesa e fëmijëve i vendos bashkëshortët fëmijë dhe veçanërisht vajzat e martuara, në rrezik të dhunës në familje, abuzimit seksual dhe përdhunimit dhe mohimit të aksesit në arsim”.

Armitage thekson kjo praktikë ka ndikime gjatë gjithë jetës në shëndetin fizik dhe mendor dhe mirëqenien që shtrihet deri në moshën madhore, kontribuon drejt niveleve më të larta të vdekshmërisë foshnjore dhe amtare.

Sondazhi i fundit i Demografisë dhe Shëndetit në Shqipëri (ADHS) i realizuar në 2017-2018 tregon një rritje të numrit të grave të moshës 20-49 vjeç të martuara nën moshën 18 vjeç, nga 9% në 11% dhe nga 1% në 2% tek djemtë, krahasuar me ADHS e mëparshme të vitit 2008-2009, ku rreth një në dhjetë gra të moshës 20-49 vjeç u martuan për herë të parë para moshës 18 vjeç, dhe 7% e grave të moshës 15-19 vjeç ishin martuar ose në bashkim.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.