Mesi, CR7 dhe të tjerë! Ja futbollistët që kanë shënuar të paktën 700 gola në karrierë

0
165

Leo Mesi hyri së fundmi në Olimpin e bomberave të përbërë nga lojtarë që kanë luajtur në epoka të ndryshme dhe shumë statistika nuk janë të sakta si sot. Mjafton të mendojmë që dikur austriaku Binder thoshte se Bikan kishte shënuar të paktën 5 mijë gola…

Jozef Bikan
Në aktivitet nga viti 1928 deri në 1955: 805 gola mes Shustekut, Farbenhlucit, Rapid Vjenës, Admira Vjenës, Slavia Pragës, Vitkovices, Skodra Kralovës, Dinamo e Pragës, Dinamo e Austrisë, Çekosllovakisë dhe Bohemi-Moravës.

Romario
Në aktivitet nga viti 1985 deri në 2008: 772 gola me Vasko de Gamën, PSV, Barcelonën, Flamengon, Valencian, Fluminensen, Al Sadin, Adelaiden, Amerika-RJ dhe Brazilin.

Pele
Në aktivitet nga viti 1957 deri në 1977: 767 gola me Santosin, Nju Jork Kozmosin dhe Brazilin.

Ferenc Pushkash
Në aktivitet nga viti 1943 deri në vitin 1966: 746 gola mes Honvedid, Real Madridid, Hungarisë dhe Spanjës.

Gerd Myler
Në aktivitet nga viti 1963 deri në vitin 1981: 735 gola me Nordlingenin, Bajernin e Mynihut, Lauderdale Strajkërs dhe Gjermaninë.

Kristiano Ronaldo
Në aktivitet që prej vitit 2002: 730 gola mes Sporting Lisbonës, Mançester Junajtid, Real Madridid, Juventusit dhe Portugalisë.

Lionel Mesi
Në aktivitet që prej vitit 2004: 700 gola me Barcelonën dhe Argjentinën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here