Standard.al

Maliqi nxjerr zbuluar pazarin: 10 % e deputetëve të opozitës parlamentare, garanci nga Rama se do jenë në Kuvend vitin tjetër

0

Deputeti Lefter Maliqi tha në intervistë në studion e Ora News u shpreh se opozita e bashkuar fiton bindshëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Maliqi theksoi gjithashtu se 10 përqind e deputetëve aktualë nga opozita parlamentare, kanë marrë garancinë e Edi Ramës për të qenë deputetë edhe në legjislaturën e ardhshme.

Sipas tij, Kryeministri po bën gjithçka që të pengojë koalicionet parazgjedhore, por nuk ka për t’ia arritur dot.

I pyetur për Presdientin Meta në lidhje me Gjykatën Kushtetuese, deputeti Maliqi nënvizon se kreu i shtetit ka krijuar pjekurinë e duhur politike, edhe pse jo pak herë është përballur me thika pas shpine.

Bashën si Kryeministër e sheh ndryshe nga Edi Rama, dhe deklaron me bindje se ka ardhur koha që të jetë në këtë post.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.