Guvernatori i BSH: Pandemia e koronavirusit goditje të gjithanshme ekonomisë shqiptare, u shkurtuan 17 mijë vende pune

0
103

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në një komunikim për mediat, deklaroi se pandemia e koronavirusit e ka goditur ekonominë shqiptare.

Sejko u shpreh se gjatë kësaj kohe janë shkurtuar 17 mijë vende pune në mbarë vendin.

“Pandemia e koronavirusit ka goditur ekonominë shqiptare. INSTAT thotë se ekonomia shqiptare u tkurr me 2.5 përqind, duke rënë eksportet. U rrit papunësia me mbi 11 përqind. Eksportet e mallrave kanë pësuar rënie. Importet u reduktuan me 30 përqind. Janë humbur 17 mijë vende pune. Inflacioni është rritur. Ekonomia shqiptare pritet që të pësojë rënie më 2021.

Aktiviteti ekonomik do të ngadalësohet në tremujorin e dytë dhe t’i kthehet rritjes më 2021. Në gjysmën e dytë të vitit 2021 do të ketë një stabilizim të ekonomisë. Politikat që kemi marrë kanë zbutur krizën. Është rritur borxhi publik. Ekonomia gjithsesi do të varet nga fakti sesa do të zgjasë pandemia e Covid-19”, tha Sejko.

Më tej, Sejko vlerësoi se politika monetare që ndiqet nga BSH do të vijojë që të jetë lehtësuese.

“Kursi i këmbimit vazhdon të jetë i qëndrueshëm. Kreditë me probleme kanë rënë. Borxhi publik, një kompromis i pranueshëm. Kredia në biznese është shtuar. Politikat sociale, stimul për ekonominë. Qëndrimi aktual i Bankës së Shqipërisë është i duhuri dhe kjo u vendos nga Këshilli Mbikëqyrës. Politika monetare do të vijojë të jetë lehtësuese. Rikthimi i një vale të dytë të pandemisë do të rriste problemet.

Gjatë kësaj periudha, depozitat janë rritur. Gjendja e ekonomisë ka qenë stabël. Depozitat janë rritur dhe gjendja e cash është rritur. Po ashtu, është rritur paraja cash në qarkullim. Planet tona do të jenë në bazë të asaj si shkon gjendja me pandeminë. Sistemi bankar ka reagua në mënyrë pro aktive”, vlerësoi Sejko.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here