Standard.al

Dokumentet/ Balliu bën denoncimin e fortë: Ja si Rama po vjedh bregdetin

0

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu përmes një postimi në facebook ka publikuar disa dokumente ku akuzon kryeministrin Edi Rama për vjedhje në bregdet, e kryesisht ne zonen e Ksamilit dhe Velipojës.

Postimi i plotë

RAMA VJEDH BREGDETIN DITËN PËR DIELL ME VKM, FALSIFIKIME DHE MASHTRIME

Një Vendim i Këshillit të Ministrave i shkurtit të vitit 2019, “Për pezullimin e përkohshëm të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish ndërmarrjeve bujqësore në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, në mbështetje të projekteve në turizëm” u botua në atë kohë në Fletore Zyrtare dhe po atë ditë është fshirë nga sistemi i QPZ dhe me të njëjtin numër në fletore botohet një Udhëzim Ministri.

VKM-ja enigmatike për pronat në bregdet ribotohet 2 muaj më vonë në Fletoren Zyrtare bashkë me shfuqizimin e saj.

Por çfarë parashikonte kjo VKM?

VKM ngarkonte ish ZVRPP në rrethe të bëjnë ndryshimet në kartelat e pasurive të tokës bujqësore në favor të Ministrisë së Turizmit, në zonat strategjike për turizmin siç janë Ksamili, Velipojë e kudo në vijën tonë bregdetare.

A i ndryshoi ZVRPP kartelat e pasurive të përfituesve të tokës bujqësore në favor të Ministrisë Turizmit?

Qëllimi i kësaj VKM është një dhe i vetëm: tu grabitet prona qytetarëve dhe tu kalohet bosëve dhe oligarkëve të ndërtimit.

 

Fotografia e Klevis Balliu - Faqja Zyrtare
Fotografia e Klevis Balliu - Faqja Zyrtare
Fotografia e Klevis Balliu - Faqja Zyrtare
Fotografia e Klevis Balliu - Faqja Zyrtare
Fotografia e Klevis Balliu - Faqja Zyrtare
Fotografia e Klevis Balliu - Faqja Zyrtare

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.