Standard.al

Dasma kthehet në tragjedi, dhëndri ndërron jetë nga covid-19, infektohen dhe 95 të ftuar

0

Një martesë në Indinë Lindore ka përfunduar në tragjedi pasi dhëndri ndërroi jetë nga Covid-19.

Mediat vendase raportojnë se 95 të ftuar u testuan pozitivë me koronavirus. Megjithëse shumë qutetarë kanë qenë të etur për t’u rikthyer në jetën normale pas disa muajve masa të bllokimit, ngjarja tragjike shërben si një kujtesë se pandemia nuk ka mbaruar.

Sipas Business Today, ngjarja, e cila po quhet një “super-përhapës” i madh për rajonin u zhvillua në 15 qershor dhe pati mbi 350 mysafirë në pjesëmarrje.

Burimet pohojnë se dhëndri filloi të shfaqë simptoma të koronavirusit në maj kur u kthye në qytetin e tij të lindjes për përgatitjet e dasmës. Situata e tij u përkeqësua vetëm kur erdhi dita e madhe, duke shfaqur komplikacione të rënda gastrointestinale dhe madje duke kërkuar kujdes mjekësor në një spital në Patna.

Sidoqoftë, familja e tij thuhet se e detyroi inxhinierin 30-vjeçar të programeve kompjuterike të vazhdojë me festimet. Ai ndërroi jetë vetëm dy ditë pas dasmës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.