Bylykbashi: ‘Zgjedhorja’ u dërgua në Kuvend. Ja çfarë pritet…

0
132

Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se Këshilli e bëri punën e tij, duke shtuar se “Zgjedhorja” u dërgua në parlament e se do të votohet së shpejti. Ai shtoi se reforma duhet të bëhet me konsensus.

Këshilli Politik e ka bërë punën e tij, U dërgua në Kuvend e do të votohet. Reforma Zgjedhore bëhet me konsensus.  Reforma Zgjedhore është ndër 15 kushtet e BE, por Bundestagu kërkon që Zgjedhorja të bëhet me konsensus. Kjo sepse zgjedhjet janë ata që legjitimojnë pushtetin. Këshilli Politik e bëri detyrën e tij.

Janë edhe disa ndryshime të tjera, që janë të SPAK, sepse kanë të bëjnë me shitje-blerje të votës. Ka ndryshime edhe për dëshmitarët e drejtësisë. Ne duam depolitizim të administratës. Ne duam të adresojmë kështu problemin e shitjes dhe blerjes së votave. Në mes të korrikut, kodi duhet të jetë i miratuar. Urojëm mos të ketë dështim të marrëveshjes, ne nuk do ta lejonim. Duhet siguruar edhe vota e emigrantëve”, tha Bylykbashi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here