Barça drejt dështimit, lojtarët kërkojnë shkarkimin e trajnerit! Shikoni çfarë bënë dje…

0
95

Barcelona po shkon drejt një sezoni të dështuar pasi ka humbur kryesimin në La Liga dhe tashmë titulli nuk është në dorën e katalanasve që ndodhen një pikë më pak se Reali i Madridit.

Lojtarët kanë kritikuar publikisht trajnerin Quique Setien për taktikat që kishte përdorur në barazimin ndaj Celta Vigos dhe një acarim më i ashpër erdhi ndaj asistentit të tij.

Edhe barazimi i mbrëmshëm ndaj Atletico Madridi në Camp Nou, ka shfaqur probleme të njëjta, me lojtarët që refuzuan t’i merrnin këshillat e Setien.

Në momentin kur u dha mundësia që lojtarët të freskoheshin në pjesën e parë, lojtarët e Rojiblancos u grumbulluan rreth Diego Simeones për t’i dëgjuar hapat e radhës që duhej bërë.

Një gjë të tillë nuk e bënë edhe ata të Barcelonës, që qëndronin larg Quique Setien dhe asistentit të tij. Tashmë është e ditur se lojtarët nuk e pëlqejnë filozofinë e lojës së trajnerit dhe me gjasë që në fund të këtij edicioni do e kërkojnë shkarkimin e tij.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here