Standard.al

Zgjedhjet vendore dhe lokale/ Spaho: Kush hedh gurë dhe mbështet Ramën sa herë ka nevojë, s’ka vend në PD

0

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho i ftuar në Fax News në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” foli në lidhje me procesin e përzgjedhjes së kandidatëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore dhe zgjedhjet lokale.

Ndër të tjera Spaho u pyet edhe për rikthimin e figurave të vjetra në Partinë Demokratike, ku theksoi se çdo demokrat është i mirëpritur, por jo ato të cilët i shërbejnë Edi Ramës dhe hedhin gurë mbi PD-në, pasi sipas tij nuk kanë çfarë ti ofrojnë PD-së.

Xhaxhiu: Cili është qëndrimi juaj personal në lidhje me rikthimet që po bën PD, po e marr me rastin Rulit?

“PD ka qenë gjithmonë një forcë e hapur. Me qëndrime të caktuara, dhe kur dikush ka pasur shkëputje nga PD askujt nuk i është mohuar rikthimi në PD. Sigurisht këtu dua të bëj një dallim midis kritikëve dhe atyre që largohen, dhe jo vetëm kaq, po sa herë ka nevojë Edi Rama dalin në mbështetje të tij dhe hedhin gurë në drejtim të PD-së. Kjo pjesë nuk mendoj se mund të ketë diçka për të ofruar në PD.

Të gjithë të tjerët që kanë qenë kritik, kanë mbajtur pozicionet e tyre dhe më pas mendojnë se përsëri kanë mundësi të japin, dhe të ndihmojnë këtë forcë për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës dhe të kemi një qeveri normale janë të mirëpritur. Në të gjitha partitë ka një rregull që për një çështje politike kur merret vendimi bëhet debat, pastaj pakica do të ndjekë shumicën. Nëse shumica nuk është dakord dhe vë shkopinj nën rrota po bën një zgjedhje të veten. Në cilën do nga partitë, nuk të mban njeri më tek radhët është një proces normal.”- tha Spaho.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.