Të falenderojmë që na ke bere krenarë, Nora Malaj humb njeriun e dashur: Mu desh t’i mbyllja sytë…

0
106

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj, ka ndarë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të vjehrrit të saj, të cilit i ka kushtuar edhe një shkrim të gjatë në rrjetet sociale.

Ajo shkruan se vjehrri i saj, gjyshi Dino siç e thërrasin fëmijët e saj, ishte një nga 17 studentët më të mirë në botë, që që perfundoi studimet me Medalien e Artë , në Universiteti e Moskës për inxhinieri- ekonomike , një nga inxhinierët e zot të kohës.

Ish-deputetja nuk harron të përmendë edhe kohën e gjatë që ka ndenjtur me vjehrrin e saj, i cili sipas saj e konsideronte si vajzën e tij, ndërsa shkruan se do t’i mungojë jo vetëm familjes, por të gjithë miqve, pasi virtyti i tij i çmuar ishte se ai nuk u lodh asnjëherë për t’i ndihmuar edhe ata që nuk i njihte.

Statusi i plotë:

Lamtumirë gjyshi Dino!

Ti ishe i “fundit i Mohikanëve” ,që m’u desh t’i mbyllja sytë . Kemi kaluar bashkë një jetë të gjatë, më shumë sesa me prindërit e mi. Plot 35 vjet , së bashku. Ateherë ti ishe 59 – vjeç, një nga inxhinierët- ekonomistë, më të mirë të kohës, një nga 17 studentët më të mirë në botë, që perfundoi studimet me Medalien e Artë , në Universiteti e Moskës për inxhinieri- ekonomike , një nga inxhinierët e zot të kohës , që ndërtoi Hidrocentralin e Fierëzes dhe shumë vepra të kohës , po kur u njohëm

bashkë , drejtonte nje dikaster shumë të rendësishëm të asaj kohe , qe ishte në Ministrinë e Ndërtimit. Për ty unë isha dhe nuk isha nusja e djalit të vetëm. Isha më shumë vajza që nuk kishit , sesa nusja. Kemi kaluar së bashku 35- vite , ndonëse te gjithë, sidomos bashkëfashatarët e tu , nga Terbaçi i Vlorës të therrisnin Dajo Dino dhe ata që nuk i njihje , po që ti ishe derë e hapur per të gjithë.

Asnjëherë nuk u lodhe së ndihmuari. Dhe ky ishte vyrtyti yt i çmuar .Teksa po të shkruaj këto fjalë, tani të kam përballë, unë dhe ti , vetëm ne dhomën tende te gjumit, që është kthyer ne dhome- “morgu”, ti i rrethuar me lule, qendron i shtrirë,i veshur me kostumin gri, me gravaten kuqe e gri( se ti ishe luftetar dhe partizanë e veteran i luftës antifashiste nacionalçlirimtare) dhe gravata të simbolizon qëndresën dhe sa shumë bere per kete vend, sa shumë vepra hidrocentrali dhe rrugë e ndërtime ke bëre , sa rralle njerëz mund t’i bëjnë dhe bëhesh gati për të marr rrugëtimin e fundit nga kjo botë dhe une duke shkruar këto rreshta , për te te thënë lamtumirën e fundit, o gjyshi Dino , njeriu i mirë i të gjitha kohërave !

Rralle kam njohur një intelektual si puna jote, që s’ rreshtej së shkruari, së hartuari libra për studentet e inxhinierisë , ne fushën e planifikimit dhe ekonomisë, se ti ishe dhe inxhinier dhe ekonomist, po dhe burre model, që deri në fund e dashuroi gruan e tij. Për të nuk kishte rëndësi cfarë moshe kishte gruaja jote , ishte e bukur apo ishe me parruke , nëna Rezmoja , për ty deri në fund të jetës ishte e “Bukura e Dheut”.

Sinqerisht gjyshi, ti ishe ai burre dhe per kete jam vet dëmimtare,në 35 vite që jetuam së bashku, që si rrallë kujt i shkon thënie: “Për një burrë që di të rrojë per një grua, për një burrë që di të vdesi për një grua”.

Ti deri minutin e fundit e adhurove nëna Rezmon . Ju ishit çifti që u njohët e martuat në Moskë dhe nuk u ndatë asnjëherë bashke , dhe kur jeta ju vuri në shumë vështirësi, derisa vdekja ju ndau.. Ndaj e di që kur të takosh mamin ne Parajsë, ajo do të buzëqeshi dhe do më falenderoj që amanetin ia kreva ashtu siç donte ajo, të stolisa e të vesha me kostumin , kravatën dhe kepucet e këmishen që me kish porositur ajo. Ishte shume sqimatare dhe donte qe dhe ti te ndriçoje . Dhe jam e bindur , që nga larg, ajo po më buzëqesh , se amanetin e saj e cova ne vend.

I dashur gjyshi , nuk paska qenë e lehtë t’ju përcjelle të gjithëve njeri pas tjetrit , në një periudhe kaq të shkurtët kohe . Ty , nena Rezmon, nena Vitën. Më dhemb ikja juaj.. Dhe në ketë kohë ikja e prindërve behet jo e lehtë. Po ti kishe moshën.. Ndonëse prinderit nuk kanë moshë.. Po e ndjeje që po shuheshe si qiriri… Ndaj në ketë moment kur shpirti yt është ende pranë nesh të uroj të prehesh në Paqe!

Ti ishe dhe do të jesh mes nesh, nepermjet librave që ke lene, kujtimeve dhe dashurisë që na ke lene ne çdo cep të shtëpisë! Soleit do t’i mungosh, se ajo luante me ty ,kur sillej vëradallë neper shtepi dhe të ngacmonte karrocen me të cilen ti ecje dhe ti i thërrisje “Xhanka , xhanka “, Tanit do t’i mungosh kur vinte ne shtëpi e të thërriste “Din belaci” e të përkedhelte me dashuri . Do ti mungosh Stelës, që perherë me thoshtë: Nona , gjyshi nuk ka asnjë rrudhë. Nuk

do të plaket asnjëherë! Dhe në fakt ti nuk u plake, sfidove kohën dhe u pleqërove me dinjitet dhe me dashuri rrethuar. Do ti mungosh edhe Arit, qe aq shumë të sherbeu dhe ti natën kur kishe dhimbje e thërrisje që te të ndihmonte të shkoje ne tualet , e që s’u lodh e ankua kurre prej teje. E natyrisht dhe mua do më mungosh , se unë jetova me shumë me ty , sesa me babain dhe nënën time. E sa herë që të laja e ndërroja ti më perkedheje e me thoje se ti je vajza ime!

Tashti nuk po të mbaj me ,po të them udhëto i lire për në botën e përtejme i Fundit i Mohikanëve dhe të falenderoj dhe i paç hallall të gjitha shërbimet që ti bëmë , netët pa gjumë , me aq dashuri , i miri gjyshi Dino!

Përqafoji nga unë të gjithë,Nena Rezmoj, Nena Vitën dhe babi Dodën kur të shkosh t’i takosh në Parajsë!

Po ndahemi bashkë tani…Po të lë të vazhdosh udhëtimin e sapofilluar me premtimin që do të jesh përherë i kujtuar,asnjëherë i harruar gjyshi Dino!

Të duam shumë dhe të falenderojmë që na ke bere krenarë me emrin që na le pas !

U prehsh në Paqe o njeri i mirë, baba shembullor, bashkëshort ideal dhe gjyshi i të gjithëve! Ti ishe i miri i vetes dhe i të gjithëve!

Me dashuri vajza jote Nora !

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here