Standard.al

Raporti i Dhomës Amerikane, Balliu: Mohimi i krizës nga Qeveria, do të thotë që ska plan për plotësimin e kushteve të BE

0

Ish-deputet i PD, Klevis Balliu u shpreh se Raporti i Dhomës Amerikane është tejet shqetësues, por edhe më shqetësues është mohimi i gjendjes nga përfaqësuesit e qeverisë.

“Nëse mohon do të thotë që nuk do të zgjidhësh problemin, – shprehet Balliu.

– Nëse mohon 15 kushtet do të thotë që ske në plan të punosh për të plotësuar kushtet e BE. Nëse mohon varfërinë do të thotë që nuk ke në plan të zgjidhësh hallet e qytetarëve. Ndaj një qeveri mohuese është tragjedi e vërtetë. Mohon sepse nuk punon, mohon sepse nuk është për zgjidhje, mohon sepse vjedh.”

Deklarata e Balliut erdhi pas konferencës së organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, në të cilën  Enio Jaco, President of saj, u shpreh:

 

“Rezultatet e Index-it të 2019 nuk janë të mira. Kjo duhet të na vendosë të gjithëve në një situatë urgjence për ta përmirësuar situatën. Post-COVID-19 nuk është një situate e zakonshme dhe si kërcënimi ashtu dhe oportuniteti janë shumë të mëdha për t’u injoruar.

 

Që të përfitojmë nga ky moment duhet të punojmë së bashku.

Në radhë të parë sektori privat dhe administrata publike, forcat politike dhe partnerët ndërkombëtarë për të krijuar së bashku një ambient transparent biznesi, me rregulla të qarta tregu që e bën Shqipërinë një nga vendet më tërheqëse për Investime në Ballkan”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.