Standard.al

Rama: Akuza ndaj Thaçit e Veselit një fletërrufe, thellësisht e padrejtë… kush mendon se po pastrohet politika…

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha nga Kosova se komunikata nga Gjykata Speciale për Hashim Thaçin, ishte fletërrufe e ngjashme si ajo e revolucionit kinez.

“Për mua ishte një fletërrufe e ngjashme si dy pika uji me komunikatat publike përgjatë revolucionit kinez, një shfaqje që e kemi përjetuar në Shqipërinë e diktaturës,” tha Rama.

Në fjalimin e tij, Rama përmendi edhe Ramush Haradinajn e Fatmir Limajn.

“Prej 21-vjetësh Kosova i ka dhënë mbështetje përmes institucioneve të veta drejtësisë ndërkombëtare e cila përmes strukturave të krijuara enkas ka gjykuar, rigjykuar, stërrigjykuar ata që janë konsideruar krime lufte dhe pafajësia e disa prej zyrtarëve të Kosovës e këtu po sjell në vëmendje Ramush Haradinajn e Fatmir Limajn”, tha Rama.

Kryeministri, i sulmuar dhe i padëshiruar nga shumica e skenës politike në Kosovë, tha se tani është koha për bashkim. Ai tha se akt-akuza nuk duhet parë si veprim për pastrimin e skenës politike apo shkapjen e shtetit.

“Një moment për t’u bashkuar me njëri-tjetrin për historinë tonë dhe gjeneratat e tjera. Kush mendon, kush propagandon qoftë edhe me një koment të pafajshëm në rrjetet sociale, se këtu bëhet fjalë për një akt ndaj disa personash, apo se këtu bëhet fjalë për të shfrytëzuar këtë instrument për pastrimin e skenës politike apo shkapjen e shtetit, është ose naiv, ose tejet i verbuar nga mllefi,” tha Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.