Ndarja nga jeta e mjekut Pushi, Manjani: Lajm shumë i hidhur, virusi është ende agresiv midis nesh

0
123

Ylli Manjani ka reaguar pas ndarjes nga jeta te mjekut Arjan Pushi, si pasoje e infektimit me covid-19.

Nepermjet nje shkrimi ne Facebook Manjani shkruan se edhe pse nuk e njihte personalisht mjekun Pushi, ky lajm e ka hidheruar pa mase.

Postimi i plote:

Nuk e kam njohur doktorin që ndërroi jetë sot nga COVID, por kam një ndjesi shumë të hidhur.

Jeta e cilitdo vlen pa dyshim, por një mjek në kulmin e moshës humb jetën është e trishtë. Një mjek profesionist i QSUT, pa sëmundje të tjera bashkshoqëruese humb jetën.

Lajm i hidhur shumë!

Njëkohësisht, ky lajm është një alarm i fortë që virusi jo vetëm nuk iku nga quarantina e gjatë dhe e dhunshme, por është prezent midis nesh po aq agresiv.

Askush di asgjë për këtë situatë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here