Koronavirusi, shtatë pacientë në terapi intensive dhe tre në intubim..

0
117

Shtimi i rasteve të koronavirusit në vend dhe numri i pacientëve që humbin betejën me sëmundjen e ka bërë kritike situatën në Infektiv, ndërkohë që specialistët vazhdojnë apelin për të rritur në maksimum kujdesin.

Në deklaratën e sotme për mediat, Ministria e Shëndetësisë, bëri me dije se vijojnë shtrimet në spitalin Infektiv.

“Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 79 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar”– njoftoi Ministria e Shëndetësisë, duke shtuar se vetëm në 24 orët e fundit, 3 pacientë e humbën betejën me koronavirusin.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, “Pavarësisht rasteve ditore të identifikuara pozitivë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1459 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë”.

Në vendin tonë aktualisht janë 1014 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

COVID-19 – Statistika (30 Qershor 2020)
Testime totale 27034
Raste pozitive 2535
Raste të shëruara 1459
Raste Aktive 1014

Humbje jete 62 (Qarku Tiranë 34, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 8, Kukës 1, Elbasan 1)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here