Standard.al

Haradinaj refuzon takimin me Ramën: Më ka paditur, nuk ka logjikë të takohem me të…

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka refuzuar takimin me kryeministrin Edi Rama, i cili ndodhet për një vizitë në Prishtinë.

Ka qenë vet Haradianaj që ka treguar se pse ka refuzuar takimin kokë më kokë me liderin shqiptar, ndërsa theksoi se nuk do të kishte logjikë që ata të takoheshin, në një kohë kur Rama e ka paditur në gjykatë.

Është e pamundur me u takua i padituri me paditësin. Kjo s’ka kurrfarë logjike. Nuk ndihem mirë që si i paditur të takohem me askënd e as me zotin Edi Rama”, tha ai në Debat Plus.

Haradinja thotë se me Ramën tashmë ka një konflikt ligjor në aspektin paditës dhe i paditur.
Nuk kam mundësi që në këtë rast të bëjë lëshime”, deklaroi ndër të tjera Ramush Haradinaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.