Gjergji Thimo lëshon “bombën”: Rama i dënuar për vjedhje ikonash në Paris, ja numri i dosjes që mbante si i burgosur në Francë

0
467

Gjergji Thimo, koleksionisti i cili u burgos për 5 vite nga kryeministri Rama dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri si trafikant i ikonave të vjedhura, ka bërë publike për herë të parë sonte në A-Show në Syri Tv përballë gazetarit Adi Krasta, numrin e dosjes së dënimit të Edvin Ramës në vitin 1993 në Paris të Francës për vjedhje ikonash. Thimo tha se është i gatshëm të përballet me drejtësinë për këtë akuzë që po bën.

AL.1961138/A

‘Besoj se gjithë populli që po më dëgjon e shikon që unë flas me prova dhe fakte.

Nuk është e rastësishme që pikërisht në këtë çështje del emri i kryeministrit Rama. Kjo sepse ai është spikatur në vjedhje ikonash.

Unë i kam thënë që je I dënuar në Francë, Itali dhe Qipro.

Unë sot I dal publikisht përballë Edi Ramës për provat dhe faktet që do të publikoj.

Dhe po i them që ti je i spikatur në shkatërrimin dhe vjedhjen e artit ikonografik shqiptar.

E para duhet të vi Fatos Nano dhe të thotë ku e ka gjetur këtë njeri, duke u mbështetur në fjalët e tij se e gjeta me thonj të paprerë në Francë.

Më pas kemi këshilltarin e Merkelit që doli dhe e pyeti direkt nëse ka qenë i dënuar në vitin 1994 për vjedhje ikonash gjë që pasoi me heshtjen e Ramës.

E them edhe njëherë që ky është një njeri I spikatur në vjedhjen e ikonave.

Gjatë një konflikti që kam patur më të vetë Koço Kokëdhima ma ka pranuar se Edi Rama është i dënuar në Francë.

Unë këtu dua të sjell edhe disa fakte. Ne kemi një kryeministër që në formularin e vetëdeklarimit nuk shkruan asgjë për periudhën 1993-1998, gjë që e ka fshehur.

Kemi periudhën kur Edvin Rama ka ndërruar emrin në Edi Rama, dhe këtë e ka bërë jo pa qëllim.

Pse? Sepse ai ka qenë i dënuar në Francë.

Dhe sot unë po bëj publike numrin e dosjes së Edvin Ramës të dënuar në Paris, në vitin 1993, që është AL.1961138/A.

Ndaj sot unë i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithsëm që ti kërkojë Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare, të bëjë identifikimin e numrit të dosjes së Edvin Ramës, të cilin unë e akuzoj si njeri që është burgosur në Paris për vjedhje të ikonave.

Ti merren gjurmët e gishtave me emrin Edvin dhe t’ia dorëzojë Ministrisë së Drejtësië franceze dhe jo policisë franceze.’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here