E akuzoi si tinëzar…ja ku u zhvillua takimi mes kryeministrit Rama dhe Isa Mustafa…

0
108

Mediat kosovare raportuan mëngjesin e sotëm se takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk do të zhvillohej në zyrë, por në shtëpinë e Mustafës në Prapashticë.

Pas takimit, Rama postoi një foto.

“NË PRISHTINË – Me kryetarin e LDK, Isa Mustafa, i nderuar nga mikpritja në shtëpi ku mu dha rasti të njoh edhe familjen e tij të bukur”, ka thënë Rama.

Por kryeministri shqiptar ka pasur disa përplasje të forta me Isa Mustafën, sikundër me shumicën e skenës politike në Kosovë.

Përplasjet me Mustafën u regjistruan për shkak të Mini-Shengenit, kur Rama deklaroi fillimisht se ka biseduar për Mustafën për këtë çështje dhe e quajti politikan tinëzar.

“Kryeministri Rama në T7 më cilësoi si politikan tinëzar. Unë nuk dëshiroj ta cilësoj, ashtu siç e meriton, sepse është Kryeministër i Shqipërisë. Por, në asnjë rast nuk kemi biseduar me të dhe me të tjerët për Minishengenin, sa isha Kryeministër. Kemi biseduar për Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët të këtyre vendeve. Në emër të Kosovës i kam kundërshtuar në të gjitha takimet. I ka kundërshtuar edhe Mali i Zi. Jemi pajtuar në Procesin e Berlinit për Hapësirën e Përbashkët Ekonomike të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Mustafa.

Më pas, kur projekti i Mini-Shengenit u etiketua si Jugosllavia e re, Rama e sulmoi Mustafën duke thënë se “Kush flet për Jugosllavinë, mbase ka jetuar shumë gjatë në Jugosllavi”.

Kurse Mustafa iu përgjigj duke thënë se “nuk ta uroj ta provosh Jugosllavinë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here