Dokumenti/ Arben Ahmetaj udhëtime misterioze me charter! Zbulohen datat! Me kë ka udhëtuar?

0
118

Miliona euro shpenzohen çdo vit për udhëtimet me charter apo avion për Ministrat e qeverisë. Dikush udhëton për kenaqësi, dikush për punë e ndonjë tjetër për ndonjë mision diplomatik. Por ka edhe udhëtime sekrete, të cilat nuk duhen publikuar kurrë.

Që udhëtimet e ministrit Arben Ahmetaj janë parë me dyshim nga mediat, nuk është më e re. Por në redaksinë e Dosja.al për të disatën herë vjen një denoncim për disa udhëtime. Nuk po e publikojmë denoncimin, pasi presim që zoti Ahmetaj të japë sqarimet vet. Meqë drejton një ministri pa zyrë shtypi, po e pyesim publikisht: ku ke udhëtuar në këto data z.Ministër?

Miliona euro shpenzohen çdo vit për udhëtimet me charter apo avion për Ministrat e qeverisë. Dikush udhëton për kenaqësi, dikush për punë e ndonjë tjetër për ndonjë mision diplomatik. Por ka edhe udhëtime sekrete, të cilat nuk duhen publikuar kurrë.

Dokumenti

I tillë është edhe rasti i disa udhëtimeve të Arben Ahmetajt, Ministrit të Rindërtimit dhe Pandemisë. Në këtë shkrim ne po i drejtohemi me disa pyetje publike, Ahmetajt. Ai ka udhëtuar shpesh jashtë Shqipërisë, por 5 prej këtyre udhëtimeve janë të dyshimta, me destinacion Italinë.

Udhëtimet kanë qënë të shkurtra, 3-4 ditore dhe kryesisht në muajt e verës. Ministri Ahmetaj e di shumë mirë se çfarë punësh ka bërë në këto udhëtime, ku ka shkuar dhe kë ka takuar.

Ne e ftojmë publikisht Ahmetajn të tregojë se cili ka qënë fokusi i udhëtimeve në Milano, Romë dhe Verona? Kush ja ka paguar këto udhëtime? A e njeh personin që i ka paguar këto udhëtime? Çfarë raportesh ka pasur me këtë person që i ka paguar udhëtimet Ministrit? Po ilegalisht, a ka udhëtuar ndonjëherë z. Ahmetaj?

Si funksionar publik, duhet të bëjë transparencë për udhëtimet e tij në këto qytete italiane. Nëse Ahmetaj nuk përgjigjet, atëherë do të jenë gazetarët tanë të cilët do të japin detaje për udhëtimet e z. Ministër të Rindërtimit.

Më poshtë po ju tregojmë datat e udhëtimeve misterioze të Ahmetajt:

DALJE                                                                                        HYRJE

10.07.2013                                                                           14.07.2013

11.08.2014                                                                           15.08.2014

26.06.2015                                                                           28.06.2015

09.06.2016                                                                           13.06.2016

28.03.2017                                                                           29.03.2017.

(Dosja.al)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here