Ambasadori Britanik në krah gazetarëve: Mbështetja financiare e qeverisë për median gjatë pandemisë, inekzistente!

0
105

Ambasadori Britanik Duncan Norman gjatë një takimi të ditës së sotme me përfaqësues të mediave lokale dhe kombëtare në qytetin e Fierit, u shprehë fuqimisht hapur në krah të gazetarëve duke theksuar se ndihma mbështetëse nga qeveria për median në këtë periudhë pandemie ka qenë inekzistente.

Ky takim u zhvillua në kuadër të lirisë së fjalës në media si dhe gjatë takimit u prekën tema si situata e vështirë post-pandemike dhe çështje me tematikë politike.

Ambasadori u shpreh se ndërkombëtarët do të jenë gjithmonë në krahë të popullit shqiptar si dhe inkurajoi gazetarët në betejën e tyre për fjalën e lirë. Në takim Ambasadori Anglez u njoh gjithashtu edhe me kushtet e punës dhe problematikat e gazetarëve në rrethe.

Në fund Norman shprehu dhe mendimin e tij në lidhje më reformën zgjedhore ku theksoi se sipas tij listat e hapura janë të rëndësishme por çdo demokraci ka format e veta të përfaqësimit dhe e rëndësishme është që sovraniteti të jetë parësor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here