A do e padisje Haradinajn?! Majko “thikë pas shpine” Ramës: As që diskutohet që jo

0
141

I ftuar në “A-Show” në Syri TV, ministri I diasporës Pandeli Majko ka komentuar situatën më të fundit në Kosovë dhe vizitën e fundit të Edi Ramës në Prishtinë.

“Situata është shumë e komplikuar. Kosova është zhytur në një krizë institucionale. BE nuk e konsideron presidentin si pjesë e negocimit. E tillë është situata. Qeveria funksionon në bazë të votave të deputetëve serbë.

Vizita e kryeministrit erdhi menjëherë pas kësaj situate. Gjëja më normale. Problemi e kishte të nevojshme vizitën e një autoriteti të lartë shqiptar. Ajo nxiti një funksionalitet të brendshëm të jetës politike pasi situata në Kosovë është e kontraktuar. Jam kundër asaj që thonë se Rama do të bashkonte palët, pasi as ai vetë nuk i beson”, tha Majko.

Ditën e sotme u përhap lajmi se kryeministri Edi Rama do të tërheqë padinë ndaj ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. I pyetur nga Adi Krasta nëse edhe Majko do të bënte të njëjtin akt që bëri edhe kryeministri, ai u shpreh i prerë:

“As që diskutohet që jo”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here