Veliaj prish mure, por jo katin pa leje të deputetit. Robert Bitri mbyll telefonin kur e pyet gazetari

0
178

 

Vendimet e Bashkisë së Tiranës sidomos për prishjen e ndërtimeve pa leje nuk falin asnjë qytetar.

Por kjo nuk i prek të gjithë kategoritë e tyre. Ora News ka konstatuar një moszbatim të vendimit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Tiranë për prishjen e një objekti pranë rrugës Ali Visha në në njësinë administrative nr. 2 në kryeqytet.

Bëhet fjalë për një kat shtesë në një pallat, i cili është ndërtuar vite më parë nga kompania I&G ShPK në pronësi të deputetit të PS, Robert Bitri. Ky i fundit më pas ja kaloi drejtimin e kompanisë djalit të tij. Pak kohë më vonë ata sëbashku vendosin shtimin me një kat pa leje të ndërtesës.

IMT ka bërë verifikimet e nevojshme, ka lëshuar vendime për gjobitje dhe për shembjen e këtij objekti që në muajin shtator të vitit 2019.

Jemi thuajse në muajin korrik (29 qershor) të vitit 2020 dhe nuk është bërë asnjë ndërhyrje ndaj këtij objekti. Gazetari i Ora News, Elio Laze e ka ndjekur si rast.

Laze: Pasi çështja shkoi në organet e shtetit është marrë një vendim nga kryeinspektori i IMT-së, Maringlen Qato me vendim prishje objekti me numër 733 me datë 17/9/2019. Që në vitin 2019, IMT e Bashkisë së Tiranës pas procesverbalit të konstatimit të kundravajtjes më datë 6/8/2019 më pas me një vendim për gjobë më datën 14/8/2019. Më pas kemi vendim për prishje më datë 14/8/2019, kemi procesverbal konstatimi kundravajtje në datën 6/9/2019, kemi vendim me gjobë nr. 2  të datës 17/9/2019 dhe si përfundim është mbyllur me vendim prishje objekti nr 733 datë 17/9/2019. Jemi thuajse në korrik dhe objekti nuk është prishur akoma. Maringlen Qato nuk ekzekuton një vendim që e ka firmosur vetë. Është bërë i gjithë proceverbali, është marrë dhe vendim i prishjes ndërkohë objekti nuk është prishur. Vendimi i kryeinspektorit Maringlen Qato duhej ekzekutuar. Ne pas paraqitjes së këtyre fakteve donim të kontaktonim me deputetin Bitri për të marrë vesh se përse nuk është prishur.

Gazetari Elio Laze kontaktoi live me deputetin e PS, Robert Bitri për të pyetur në lidhje me këtë vendim.

Ai iu përgjigj telefonatës, por sapo dëgjoi që bëhej fjalë për katin shtesë pa leje, deputeti mbylli telefonin.

Gazetari: Jam Elio Laze nga Ora News dhe jemi live në edicionin qëndror të lajmeve. Ju shqetësojmë vetëm për një pyetje. Kemi në dorë një vendim të IMT për prishjen e objektit që është ndërtuar pa leje këtu në rrugën Ali Visha me firmën tuaj të ndërtimit.

Bitri: Alo, alo… (mbyllet telefoni)/ oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here