Reforma Zgjedhore/ Meta-Ramës: Politikani kur e jep fjalën, e mban! Dua të besoj se…

0
104

Presidenti Ilir Meta ne Syri Tv u shpreh se nuk e beson kërcënimin e kryeminstrit Edi Rama se, do të grisë marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, nëse vazhdojnë sulmet e opozitës ndaj tij,

Fatkeqësisht klasa jonë politike ka treguar mungesë të qartë vullneti politik për zgjedhje të lira. Politikani kur e jep fjalën duhet ti qëndrojë asaj, për më tepër kur e firmos dhe kur bëhet me bekimin e aleatëve. Dua të besoj se, papërgjegjshmëria nuk do të shkojë deri në nivele të tilla. Kjo do të thotë bllokim të hapjes së negociatave deri në zgjedhje të tjera. Nuk besoj se kush do të marrë një përgjegjësi të tillë“, tha Meta.

Mos na tundoni, se për atë Zot, ajo marrëveshje një fije peri  e ndan, realizimin deri në fund nga grisja e asaj marrëveshje dhe këtë fije peri duhet ta ruajë mirë Lulzim Basha. Partia Socialiste nuk është fondacioni i popullit, nga një anë duke vënë kushte mbas kushtesh dhe nga ana tjetër duke dalë përditë dhe duke na sharë. Ata mendojnë akoma se do të jenë prapë në opozitë”, do të kërcënonte Rama në parlament.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here