‘Lufta e pastër’ e ‘shokut’ Thaçi

0
109

Nga Michael Martens dhe Thomas Gutschker

FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG

Të paktën deri më 24 tetor, publiku do të mësojë nëse Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës, do të përgjigjet për akt-akuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzitmit. Gjyqtari shqyrtues i Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë ka gjashtë muaj për të vendosur nëse do të pranojë akt-akuzën në formën e saj aktuale ose jo. Akuza, e cila është publikuar nga e mërkura, ishte gati që më 24 prill. Zhvillimet e fundit kanë tronditur Ballkanin si asnjë lajm për një kohë të gjatë. Shumë politikanë shqiptarë kanë treguar solidaritet publik me Thaçin.

Një prej tyre është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai akuzoi gjykatën speciale, e cila u krijua me mbështetjen themelore të Bashkimit Europian, se ‘hodhi baltë’ mbi Thaçin dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Thaçi ishte zëdhënësi politik i UÇK-së në vitet ’90 dhe mbeti i tillë deri në shpërbërjen e saj pas përfundimit të luftës së Kosovës në vitin 1999. Sipas Ramës, akuzat kundër tij ishin drejtuar kundër ‘Kosovës dhe shqiptarëve’ në tërësi. Në njoftimin e gjykatës thuhet se shqiptarët ishin një ‘komb agresorësh’, kur ata në të vërtetë ishin ‘viktima të agresionit’.

Besim te pafajësia e Thaçit

Është në Kosovë, akt-akuza u hodh poshtë edhe nga vetë rivalët e Thaçit. Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili është akuzuar vetë për krime lufte, por është liruar nga akuzat, tha se UÇK ka bërë një ‘luftë të pastër’. Ai beson në pafajësinë e Thaçit dhe të gjithë ‘shokëve’ të tjerë. Deklarata të tilla konfirmojnë edhe njëherë, si në rastin e kroatëve, se shumë shqiptarë e kanë vështirë të kuptojnë se edhe në një luftë mbrojtëse kundër një agresori, pala e sulmuar mund të kryejë krime lufte.

Kjo kundërshtohet nga deklaratat serbe, të cilët e paraqesin akt-akuzën dhe gjykimin e mundshëm të Thaçit si një hap të vonuar të një juridiksioni ndërkombëtar, që në fund të fundit perceptohet si ‘anti-serb’. Ekzistojnë gjithashtu spekulime për sfond politik: nëse akuza ishte gati që në prill, pse u bë publike dy muaj më vonë? Me fjalë të tjera, pse nuk u prit vendimi për të pranuar ose hedhur poshtë akt-akuzën?

Një përgjigje e mundshme lind nga pasojat e dukshme të njoftimit: Samiti i planifikuar për të shtunën në Shtëpinë e Bardhë mes Thaçit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuciç, i iniciuar nga i dërguari i posaçëm i Donald Trump për Ballkanin, Richard Grenell, do të shtyhet për një kohë të pacaktuar. Ai ndoshta nuk do të zhvillohet në formatin e parashikuar fillimisht. Një shpjegim i mundshëm për kronologjinë është frika, e cila nuk qarkullon vetëm në qarqet diplomatike, se Thaçi dëshironte të siguronte garanci kundër ndjekjes duke nisur bisedimet me Uashingtonin.

Të tjerë, nga ana tjetër, duan të shohin te ky hap i gjykatës, mbi të gjitha, një përpjekje për të ndaluar një sukses të mundshëm të Trump në politikën e jashtme. Ky është sigurisht spekulim. Një shënim i dukshëm për këtë është fakti se prokurori që qëndron pas akuzës kundër Thaçit është një amerikan: Jack Smith, i diplomuar në Shkollën Juridike në Harvard.

Triumf diplomati i Brukselit

Në çdo rast, anulimi i bisedimeve në Uashington ishte një triumf diplomatik për BE-në. Brukseli kishte qenë prej kohësh dyshues për mënyrën se si vepronte Grenell në rajon, pa u këshilluar me europianët. Tani BE është rikthyer në avantazh. Jo pa kënaqësi, zëdhënësi i Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE, tha: “E ardhmja evropiane për njerëzit në Kosovë dhe Serbi është përmes dialogut të sponsorizuar nga BE mes dy palëve”. Nuk ka asnjë ‘alternativë’. Përfaqësuesi Special i BE, Miroslav Lajçak ka njoftuar se raundi i parë do të zhvillohet në Bruksel në korrik.

Si parapërgatitje, kryeministri kosovar, Avdullah Hoti erdhi në Bruksel të enjten dhe Aleksandar Vuçiç të premten. Hoti u takua me krerët e Këshillit dhe të Komisionit të enjten në mbrëmje, Vuçiç të premten në mëngjes. Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen falënderoi Hotin për zgjedhjen e Brukselit si destinacionin e parë të udhëtimit jashtë vendit- dhe jo Uashingtonin- mund të shtosh me mend. Ballkani Perëndimor është një përparësi për Komisionin, dialogu mes palëve është ‘çelësi’ për përparimin drejt anëtarësimit në BE. Në Bruksel ka një pritshmëri të fortë se Hoti do të përfaqësojë vendin e tij në bisedime me Serbinë- dhe jo Thaçi, me të cilin askush nuk do të dëshirojë të ulet për një kohë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here