Standard.al

“Kjo situatë duhet të marrë fund sa më parë”, Salianji nxjerr videon: Rama zhvati për 7 vite me radhë shqiptarët me taksa të larta për oligarkët e tij

0

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pasi Dhoma e Tregtisë e cilësoi gjendjen e ekonomisë shqiptare si më të keqe se tetë vite më parë.

Postimi i plotë:

Për 7 vite me radhë kjo qeveri la në mëshirën e fatit shqiptarët që sot janë më të varfër se kurrë. Xhepat e qytetarëve zbrazen ndërkohë që klientët e Edi Ramës pasurohen dhe marrin miliona dhe në kohë pandemie.

Edi Rama është fatkeqësia e ekonomisë shqiptare. Këtë gje nuk e fsheh dot më as propaganda e stisur prej tij. Në çdo raport ndërkombëtar Shqipëria vetëm humbet pozicion për zhvillimin e ekonomisë. Këtë gjë theksoi sot dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë:

“Është gjendja më e keqe në 8 vjet”-

Kjo situatë duhet të marrë fund sa më parë. Ne kemi një plan të qartë dhe të realizueshëm që do të rikthejë normalitetin, ekonomi të zhvilluar, me shumë frymëmarrje për biznesin’

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.