Standard.al

VIDEO/ Kukësi fiton ndeshjen me penallti, mban sytë te Skënderbeu-Tirana

0

Ndeshja e javës së 31-të e Kategorisë Superiore mes Kukësit dhe Bylisit u luajt në “Elbasan Arena”

Ne perfundim Kukësi fitoi me rezultatin minimal 1-0 me golin e shënuar nga Vasil Shkurtaj në minutën e 37-të me penallti, të cilën e fitoi Enis Gavazaj.

Me këtë fitore skuadra verilindore shkurton në 6 pikë diferencën me Tiranën, e cila do të luajë sot në orën 20:00 ndeshjen e saj në transfertë me Skënderbeun.

Bylisi ndodhet në vendin e shtatë me 43 pikë, 4 më tepër se Vllaznia, e cila u mund në fushën e saj me Teutën 3-0, duke ndërlikuar akoma më shumë sezonin, pasi ndodhet në zonën “Play-Out”.

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.