Numri i vdekjeve nga Covid-19 bie si kurrë më parë në Itali

0
153

Vijojnë lajmet e mira nga Italia ku gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e Covid-19, kanë ndërruar jetë vetëm tetë persona, numri më i vogël nga 21 shkurti.

Por lajmet e mira nuk mbarojnë me kaq. Bie edhe numri i infektimeve të reja. Sipas asaj që raporton Mbrojtja Civile Italiane, gjatë 24 orëve të fundit ka patur vetëm 175 raste.

Sa i përket, të shtruarve në terapi intensive, ditën e fundit numri i tyre ulet për herë të parë nën 100. Kujtojmë se në pikun e pandemisë ishin 4000.

Me këto shifra, numri total i të prekurve shkon në 240,136 persona, ndërsa ai i vìktimave në 34,716.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here