The Economist: Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përballet me akuza për krime lufte

0
116

The Economist –

Hashim Thaçi qartësisht nuk e kishte pritur se do të akuzohej për krime lufte, vrasje dhe tortura pasditen e 24 qershorit. Disa orë më parë, presidenti i Kosovës kishte qenë i zënë duke diskutuar për një samit të shumë-mediatizuar, të planifikuar për tre ditë më vonë në Shtëpinë e Bardhë me Aleksandar Vuçiç, numrin e tij të kundërt serb. Ndoshta kjo do sillte një ceremoni nënshkrimi pompoze në Kopshtin e Trëndafilave. Richard Grenell, një diplomat amerikan, kishte bërë gjithçka për të siguruar takimin me shpresën se kjo do i jepte presidentit Donald Trump një sukses të rrallë në politikën e jashtme për të nxitur fushatën e tij elektorale.

Zoti Thaçi ka dominuar politikën e vendit të tij që kur la kostumin ushtarak për kostumin civil në fund të luftës së Kosovës në vitin 1999. Ai ishte gjithnjë më shumë një komisar politik sesa një luftëtar, por ishte një figurë kryesore në Ushtrinë Çlirimtare Kosovare, e cila luftonte për t’i dhënë fund sundimit serb. Atë vit, pas 78 ditësh bombardimesh nga NATO, Serbia e dorëzoi krahinën te një administrator i OKB dhe në vitin 2008, Kosova shpalli pavarësinë, të cilën Serbia nuk e ka pranuar kurrë.

Zoti Thaçi dhe Kadri Veseli, drejtuesi i partisë së tij politike, u akuzuan nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, një organ i ri në Hagë, i mbështetur nga BE dhe SHBA, i themeluar në vitin 2015 pas një votimi në parlamentin e Kosovës. Megjithëse ka të punësuar gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë, ajo funksionon në bazë të ligjit të Kosovës dhe është një institucion kosovar.

Në vitin 2010, një prokuror zviceran kishte shkruar një raport për Këshillin e Europës, që implikonte zotin Thaçi në kontrabandë droge dhe vrasje, akuza që ai i ka mohuar gjithmonë. Si rezultat, aleatët e tij në Europë dhe Amerikë e inkurajuan që të mbështesë krijimin e gjykatës dhe juridiksionin e saj. Ai e bëri këtë- por më vonë erdhi dita për ta provuar. Vitin e shkuar ai loboi që gjykata të mbyllej.

Në çdo rast, akuzat ende duhet të konfirmohen nga një gjykatës i procedurës paraprake. Ajo që është e çuditshme është arsyeja e dhënë nga prokuroria për publikimin e akuzave përpara se të ndodhë kjo gjë. Zoti Thaçi dhe zoti Veseli ‘besohet se kanë kryer një fushatë të fshehtë’ për të penguar punën e gjykatës ‘për të siguruar që ata të mos përballen me drejtësinë’, sqaruan prokurorët.

Koha e njoftimit, thotë Agron Bajrami, i cili redakton gazetën kryesore në Kosovë, sugjeron se diçka po gatuhej, që i bëri prokurorët të zbulojnë akuzat e tyre pikërisht teksa Thaçi ishte gati të nisej për në Uashington. Samiti mund t’i kishte dhënë prestigj zotit Trump, por edhe zotit Thaçi. Jo më.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here