Takimi mes Cakaj dhe Grenell, Shehu: Qeveria u detyrua të tërhiqej nga shkëmbimi i territoreve

0
113

Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu, deklaron se qëndrimi i zv/ministrit Gent Cakaj, pas takimit me diplomatin e SHBA, Richard Grenell tregon tërheqjen e qeverisë “Rama” nga projekti i shkëmbimit të territoreve me Kosovës dhe Serbinë.

Postimi i plotë

“Zv Ministri Cakaj në një deklaratë të sforcuar e të çuditshme nga Washingtoni detyrohet të mohoje atë qe ai dhe shefat e tij shqipfolës e kishin promovuar, “shkëmbimin e territoreve Kosove – Serbi”. Një skilet i madh e detyroi këtë zv/ministër të bëjë një deklaratë të tillë, e ndryshme kjo katërciperisht nga çfarë ai&co kishin thënë dhe e kundërt me misionin që ai kishte marrë disa kohë me parë.

Tashme që e vërteta e atij komploti antishqiptar u zbardh fale Z.Grenell dhe konseguencës amerikane, nxitimi i sotëm i Z.Cakaj duket si Pilati me larjen e duarve për të fshehur provat e krimit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here