“Jetonim në një shtëpi të mbushur me minj, krevati im mbahej nga disa tulla”, motra e Ronaldos bën rrëfimin rrënqethës

0
101

Cristiano Ronaldo është një nga futbollistët më të pasur në botë por jeta e tij kur ka qenë fëmijë nuk ishte e lehtë. Ai jetonte ne një shtëpi të mbushur me minj.

Gjithçka është treguar nga motra e futbollistit, 43-vjeçarja Katia, e cila me atë të një postimi të gjatë në Instagram ka treguar një pjesë të hidhur të fëmijërisë së saj.

Ajo ka postuar dhe një foto të shtëpisë ku ka jetuar së bashku me nënën, 2 vëllëzërit Hugo e Cristiano dhe motra Elma, cila sot është prishur.

“Kam lindur në një shtëpi të vjetër, krevati im mbahej nga disa tulla dhe unë kur isha vetëm pak muajshe u kafshova nga një mi dhe nuk më vjen turp ta them”- shkruan Katia e cila sot jeton në Brazil me bashkëshortin, biznesmenin, Alexandre Bertolucci me të cilin ka edhe një vajzë, Valentina.

“Jam rritur në një lagje të varfër dhe që në moshë të re mësova të vlerësoja atë pak që kisha”- ka treguar motra e Ronaldos.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here