Padia ndaj Thaçit dhe Veselit, habit analisti nga Prishtina: Ja pse erdhi në këtë moment aktakuza e Gjykatës Speciale

0
120

Analisti nga Prishtina, Veton Surroi, i ftuar në edicionin special të ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka komentuar edhe zhvillimet e papritura politike në Kosovë, pas publikimit të akuzave për krime lufte të Gjykatën e Hagës, ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

‘Kjo është një akuzë shumë e rëndë për sa i përket drejtësisë. Çështja e aktakuzës nuk e dimë ende a ka një aktakuzë të vërtetuar, këtë do ta marrim vesh në javët në vazhdim’, tha Surroi.

‘Prokuroria pretendon se ka dëshmitare për një gjykim të Thaçin dhe Veselin, për një grup 100 vrasje dhe veprime të tjera që cilësohen krime kundër njerëzit.
Tashmë nuk është sekret sepse kjo më herët ka qenë në raportin e Martin dhe më pas atë të Ëilliams. Por këtë duhet ta vërtetojë gjykatësi’, theksoi analisti Veton Surroi.

I pyetur nëse ka një përplasje midis BE-së dhe SHBA-së për çështjen e Kosovës. Surroi u përgjigj se:

‘Fillimisht SHBA janë në një situatë që nuk i kemi parë ndonjëherë. Nuk ka administratë të krahasueshme me administratë tjetër në politikën e jashtme dhe atë të brendshme.

Kemi të bëjmë me një paaftësi të manifestuar të 10-vjetëve të kaluara për të ndërmjetësuar çështjen e Kosovës me BE. Dhe këto negociata janë bërë në presionin e Gjykatës Speciale. Ky është një proces sui generis që e ka goditur Kosovën…’, deklaroi Surroi.

Surroi tha ndër të tjera se tashmë Kosova duhet të jetë e kujdesshme pas zhvillimeve të fundit.

‘Kosova duhet të jesh shumë e kujdesshme, të gjitha partitë politike. Duhet ndarë gjykatën, prokurorinë nga veprimtaria politike.

Nëse në javën në vijim vërtetohet se Thaçi dhe Veseli janë pjesën e aktakuzës, s’do mend që duhet të largohen nga veprimet politike dhe ti përgjigjen drejtësisë.

Çështja e dytë është procesi i negociatave deri sa presidenti i Kosovës akuzohet për krime, dhe me brishtësinë politike që ka qeveria e tanishme.

Tjetra është narracioni që duhet ta ketë çdo qytetar i Kosovës në veprimin e tij publik që të lidhet çdo akuzë eventuale e gjykatës Speciale të mos inkriminojë luftën e Kosovës’, tha Surroi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here