Standard.al

WhatsApp sjell një tjetër risi, tashmë përfitoni edhe shërbimin e pagesës dixhitale përmes tij

0

WhatsApp ka lançuar shërbimin e pagesave dixhitale në Brazil, pasi aplikacioni i mesazheve përfiton nga popullariteti i tij në tregjet në zhvillim.

WhatsApp Pay lejon përdoruesit të dërgojnë para tek njëri-tjetri falas ose të bëjnë blerje nga bizneset e vogla, transmeton Class.

Në janar, kryeshefi ekzekutiv Mark Zuckerberg përshkroi planet për të ofruar shërbimin në Indi, Indonezi dhe Meksikë.

Në blogun e tij, WhatsApp theksoi se lançimi ishte pjesë e një strategjie më të gjerë të pagesave dixhitale në të gjitha platformat e Facebook.

“Për shkak se pagesa në WhatsApp mundësohet nga Facebook Pay, në të ardhmen duam të bëjmë të mundur që njerëzit dhe bizneset të përdorin të njëjtën kartë informacioni në familjen e aplikacioneve të Facebook.”

Ndërsa pagesa nga personi në person do të jetë falas, bizneset e vogla do të duhet të paguajnë një “tarifë përpunimi për të marrë pagesa të klientit”, thuhet në blog.

WhatsApp ka 120 milion përdorues në Brazil, duke e bërë tregun e dytë më të madh pas Indisë.

Kompania tashmë ka paralajmëruar shërbimin e pagesave në Indi, ku ka 400 milion përdorues.

Në prill, Facebook njoftoi se kishte blerë një aksion prej 10% në grupin indian të telekomit “Reliance Jio” për 5.7bilion $ (4.5bn).

Kjo marrëveshje i jep Facebook një aleat të fuqishëm, Mukesh Ambani, i cili është njeriu më i pasur i Azisë.

Të dyja kompanitë planifikojnë të përqëndrohen në një partneritet me platformën e sapo lëshuar të tregtisë elektronike “Jio JioMart”.

Firmat do të përdorin lidhjen për të zgjeruar shërbimin e pagesave dixhitale të “Gojek”, “GoPay”.

Facebook bleu WhatsApp për rreth 20 bilion dollarë në 2014. Në shkurt shërbimi i mesazheve tha që kishte më shumë se 2 miliard përdorues në të gjithë botën.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.