Standard.al

PE vendosi t’i thotë të vërtetat për Ramën, po e çon Shqipërinë tek xhepi i Erdoganit

0

Ish-deputeti Klevis Balliu shprehet se PE i tha të vërtetat për Edi Ramën, që të shpëtojë shqiptarët nga ai.

Sipas tij, “Janë komentuar shumë deklaratat e forta të PE dhe të deputetëve të saj, që e cilësuan Edi Ramën si armik të medias dhe mik të bandave.

Personalisht nuk më bën përshtypje, pasi kam patur dhe kam besimin e thellë se Europa dhe SHBA kanë qenë, janë dhe do mbeten në krah të qytetarëve shqiptarë.

Për të mbrojtur shqiptarët, PE vendosi t’i thotë të vërtetat për Edi Ramën, si njeriu që sot po shkatërron të ardhmen evropiane, për ta çuar Shqipërinë tek xhepi i Erdoganit.

Ndaj sot largimi i Edvin Ramës është një detyrim kombëtar për të shpëtuar jo vetëm të tashmë por edhe të ardhmen e vendit.”

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.