Ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, Shano: Rama i trembet konfrontit elektoral, kërkon ta dominojë pa ndodhur

0
113

Opozita parlamentare ka ndërmarrë një nismë për ndryshime kushtetuese që do të ndalonin koalicionet parazgjedhore. Dritan Shano thotë se pas kësaj nisme fshihet kryeministri Rama.

Për  “Tempora” në Rtv Ora, ai deklaron se Rama ka frikë për tu përballur në beteja elektorale kërkon ndryshimin e rregullave të lojës me të cilat do të zhvillohen zgjedhjet e prillit.

Shano: Do të ishte e habitshme që Rama të sillej ndryshe, është një njeri që erdhi në pushtet duke bërë aleancë me njerëz që kërkoheshin komisariateve të botës. Ai i mori dhe i bëri deputetë, kryetarë bashkish. U bënte avokatin e pastërtisë së figurës, kujtoj skenën humoristike me kryebashkiakun e Kavajës ku thoshte është më i pastërti. Ai vjen nga një vendosmëri për ta marrë pushtetin në mënyrë jo të ndershme dhe për ta ruajtur me çdo forcë, çdo mënyrë dhe rrugë. 

Pasi u arrit një dakordësi në Këshillin Politik. Rama do medeomos ti shmanget kontrontit edhe me ata pak shqiptarë që kanë mbetur këtu. I trembet konfrontit elektoral dhe kërkon ta domimojë pa ndodhur. Kërcënimi është real. Deklaratën e Dukës nuk dua ta shoh si presion ndaj forcave opozitare por si shqetësim të madh të tij dhe forcës politike që ka për të shmangur dhe eleminuar këtë manipulim të padrejtë që Rama po kërkon tu bëjë rregullave të lojës me të cilat do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here