“Rilindja, organizatë kriminale”/ Balliu: Alternativa është e qartë. Basha ka marrëveshje me qytetarët, Rama me krimin

0
123

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu gjatë një interviste për Fax News deklaroi se opozita sot ka një alternativë të qartë për të udhëhequr vendin.

“Sot ne jemi më të bashkuar dhe më të fortë. Perëndia mavi ra, dhe ne po shohim atë që është Rilindja në organizatë kríminale e mbushur me njerëz që kanë vese dhe kontrollohen nga lideri suprem i tyre që është Edi Rama. Çfarë do lloj gjëje që të tentojnë Edi Rama nuk do t’ja dalë dot që të ndalë vrullin e opozitës.

Kemi sot një opozitë që ka një alternativë të qartë qoftë për bujqësinë, për uljen e çmimit të naftës. Lulzim Basha është arkitekti që bëri dekríminalizimin dhe i shporri kríminelët që futi Edi Rama në parlament, pavarësisht se ishte në opozitë. Për sa i përket luftës ndaj krímit do të ketë tolerancë zero.

Në periudhën e qeverisjes së PD janë arrestuar mbi 200 banda. Ne e lamë Shqipërinë kur hymë në tryezë me vetëm 5 kushte dhe sot jemi me 15 kushte. Ai e mohon, por fakti është se BE tha se janë 15 kushte për të plotësuar. Nuk mund të krahasosh PD dhe të na thonë jemi njësoj. Nuk mund të krahasosh partinë që shtroi rrugën me partinë që i vë taksë rrugës.

Në do t’u qëndrojmë premtimeve që kemi dhënë. Edi Rama e ka marrëveshjen me krímin, Lulzim Basha e ka më qytetarët.”- tha Balliu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here